POLITIKË

Artikull

Rumen Radev: Nuk ka nevojë për spekulime lidhur me “Koalicionin e të gatshmëve”

Rumen Radev

Rumen Radev

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

BNR i drejtoi një pyetje kryeministrit Rumen Radev nëse, pavarësisht deklaratave të tij nga Parisi, kur vendi u tërhoq nga “Koalicioni i të gatshmëve”, në takimin e sotëm të grupit të shteteve në mbështetje të Ukrainës ka gjithsesi një përfaqësues të Bullgarisë.

“Liderët evropianë që ndodhen në Kiev numërohen me gishtat e të dyja duarve”, u përgjigj kryeministri. “Sa i përket “Koalicionit të të gatshmëve”, mendoj se nuk ka nevojë për spekulime. E patë se sa liderë ndodhen në Ukrainë. Mendoj se nuk janë më shumë se sa mund të numërohen me gishtat e të dyja duarve. Ky nuk është i gjithë Bashkimi Evropian”, tha Radev duke iu përgjigjur pyetjes së gazetares së BNR-së, Marta Mlladenova. Sipas tij, në takim nuk është e pranishme asnjë nga vendet e Evropës Lindore, madje as Polonia, “sepse kjo nismë kërkon burime të konsiderueshme financiare, kërkon zhvillim të madh teknologjik, ndërsa edhe vetë parametrat e saj janë jashtëzakonisht të paqartë”.

Në ceremoninë me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, Bullgaria do të përfaqësohet nga ambasadori Zllatin Krëstev.

Lexoni më shumë mbi temën në arkivin e Radio Bullgarisë:


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova