Artikull
Dy trenat e parë “Alstom” në Bullgari pritet të nisin qarkullimin në shtator
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Dy trenat e parë elektrikë
“Alstom”, të dorëzuar në Bullgari në kuadër të Planit të Rimëkëmbjes dhe
Qëndrueshmërisë, pritet të vihen në shërbim në fillim të shtatorit, njoftoi Ministri i Transportit Georgi Peev gjatë prezantimit të njësisë së parë elektrike
hekurudhore të kompanisë në Stacionin Qendror të Sofjes. Presidenti i “Alstom”
për rajonin e Evropës, Andrew DeLeone, theksoi se treni ka 6 vagonë, kapacitet
për 325 pasagjerë, është plotësisht i pajisur me kondicionerë dhe i përshtatur
për të funksionuar në temperatura deri në 35-40 gradë Celsius. Çdo pasagjer ka
mundësi të karikojë pajisjet mobile, treni ka katër tualete dhe hapësirë për
biçikleta, njofton BTA.
FOTO: BTA
Dy trenat e parë pritet të vihen në qarkullim në linjën Pernik – Sofje – Plovdiv – Svilengrad. Arsyeja është se në këtë drejtim ka më shumë segmente hekurudhore që lejojnë lëvizje me shpejtësi deri në 160 km/orë.
Peev bëri të ditur se rreth 40 makinistë janë trajnuar tashmë për të operuar trenat e rinj.
Në Bullgari janë dorëzuar
edhe 12 trena të tjerë, të cilët aktualisht ndodhen në proces certifikimi.
Gjithashtu pritet dërgimi i 23 njësive të tjera hekurudhore.
FOTO: BTA
Lexoni më shumë në arkivin tonë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva