Kryeministri Radev: Kur janë të bashkuar, bullgarët mund ta ndryshojnë historinë

Dielë, 6 Shtator 2026, 09:39

Kryeministri Rumen Radev

Kryeministri Rumen Radev

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Kryeministri Rumen Radev u ka dërguar një mesazh urimi bashkatdhetarëve me rastin e 141-vjetorit të një prej ngjarjeve më të rëndësishme në historinë moderne të Bullgarisë, Bashkimit të Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore. “Të dashur bashkatdhetarë, Më 6 shtator, Bullgaria feston Bashkimin e saj dhe shembullin e një brezi burrash shteti, të cilët lanë mënjanë dallimet politike në emër të lirisë dhe pavarësisë së Atdheut.

Në vitin historik 1885, Bullgaria hodhi poshtë me vendosmëri diktatin e Berlinit dhe rrëzoi kufijtë që kishin ndarë popullin tonë. Kur janë të bashkuar, bullgarët mund ta ndryshojnë historinë dhe ta farkëtojnë vetë fatin e tyre”, shkroi kryeministri në profilin e tij në Facebook.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva