Artikull
Një portal turistik amerikan vlerëson Plovdivin si një destinacion antik
Hënë 14 Shtator 2026 09:18
Hënë, 14 Shtator 2026, 09:18
FOTO: traveloffpath.com
Madhësia e shkronjave
Plovdivi është ndër katër qytetet evropiane që magjepsin adhuruesit e historisë, por pa turmat e mëdha turistike të Romës dhe Athinës. Portali amerikan online Travel Off Path i konsideron këto qytete si padrejtësisht të nënvlerësuara, edhe pse ato plotësojnë interesin e vizitorëve të huaj për lashtësinë, monumentet historike, tempujt e vjetër, amfiteatrot antike dhe perandorët që ndërtuan qytetërime të tëra.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari është një muze i gjerë në ajër të hapur, shtëpi e rrënojave greko-romake, kishave bizantine, xhamive osmane dhe shtëpive nga Rilindja Kombëtare Bullgare, shkruan portali për Plovdivin. I ndërtuar si një Romë mbi kodra, qyteti është më i njohur për teatrin e tij antik në kodër, skena e të cilit përdoret ende sot për shfaqje dhe koncerte.
Një tjetër atraksion i rëndësishëm është Stadiumi Romak, i fshehur nën rrugën kryesore të qytetit. Ai u ndërtua në fillim të shekullit II pas Krishtit, gjatë sundimit të perandorit Hadrian.
Plovdivi është histori e pastër, autentike dhe dukshëm e lashtë: nga rrënojat romake të shpërndara në qendrën historike deri te ngjitja në Nebet Tepe, një kodër e njohur që ruan gjurmë të një vendbanimi të epokës së bakrit dhe fortifikime të ndërtuara e rindërtuara nga trakët, romakët, bizantinët dhe sundimtarët mesjetarë. Bëhet fjalë për mijëra e mijëra vjet histori, të gjitha të ndërthurura së bashku, thuhet në publikim.
Qytetet e tjera të përmendura janë Nîmes në Francë, Évora në Portugali dhe Mérida në Spanjë.
Mësoni më shumë për qytetin e Plovdivit nga arkivi i Radio Bullgarisë:
- Muzeu
i parë i arit investues hap dyert në Plovdiv
- Në
Plovdiv hapet Muzeu i hekurit të hekurosjes – i vetmi në Ballkan
- Plovdiv
me një atraksion të ri – një orë antike uji mat kohën në Sahat Tepe
- Plovdiv – një qytet me shumë histori dhe njerëz të këndshëm
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva