Lajm
Buxheti shtetëror për shkollat e së dielës jashtë vendit i kalon 10 milionë euro
Hënë 21 Shtator 2026 11:27
Hënë, 21 Shtator 2026, 11:27
FOTO: Ministria e Arsimit dhe Shkencës
Madhësia e shkronjave
Viti i ri shkollor në shkollat bullgare të së dielës
jashtë vendit ka nisur për afro 40 000 nxënës.
Ata do të njohin Bullgarinë duke mësuar gjuhën bullgare, historinë dhe gjeografinë
në 410 shkolla në 44 shtete të 6 kontinenteve.
Për arsimin e fëmijëve dhe mbështetjen e mësuesve të tyre gjatë këtij viti,
Ministria e Arsimit ka siguruar më shumë se 10 milionë euro.
Këtë e deklaroi zëvendësministrja e arsimit, Tanja
Pançeva, gjatë shënimit të 15-vjetorit të shkollës bullgare të
së dielës “Vasill Levski” në Saarbrücken,
njoftoi qendra për shtyp e ministrisë.
FOTO: Ministria e Arsimit dhe Shkencës
“Shkollat bullgare të së dielës jashtë vendit janë qendra të gjalla, ku fëmijët njohin rrënjët e tyre. Këtu ata jo vetëm mësojnë, por krijojnë miqësi dhe e ndiejnë Bullgarinë pranë vetes, pavarësisht sa larg jetojnë prej saj”, tha Pançeva.
Ajo përgëzoi mësuesit, prindërit, drejtoreshën e shkollës Evelina Avramova, si dhe kryetarin e shoqatës “Miqtë e Bullgarisë”, Antonij Ganev, pranë së cilës funksionon shkolla, për përpjekjet e tyre në krijimin e një komuniteti të fortë dhe të bashkuar.
- Radio Bullgaria shpërblen pjesëmarrësit në “Mësim për Bullgarinë”
- Shkollimi i së dielës në Mynih bashkon dhe forcon komunitetin bullgar
- Në themel të arsimit të së ardhmes qëndron zgjidhja e problemeve reale
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva