Radio Bullgaria shpërblen pjesëmarrësit në “Mësim për Bullgarinë”

Iniciativa është me rastin e përvjetorit të 90-të të Radio Bullgarisë

Martë, 15 Shtator 2026, 17:36

Radio Bullgaria shpërblen pjesëmarrësit në “Mësim për Bullgarinë”

FOTO: Radio Bullgaria

Madhësia e shkronjave

Në fillim të vitit të ri shkollor, ekipi i Radio Bullgarisë dërgoi dhurata dhe certifikata mirënjohjeje për secilën prej shkollave bullgare jashtë vendit që morën pjesë në nismën tonë “Mësim për Bullgarinë”. 

Për disa muaj me radhë, përmes rrëfimeve audio dhe video, nxënës të 12 shkollave bullgare jashtë Bullgarisë na dhanë mësime atdhedashurie. Ata kishin vizituar vendin tonë gjatë vitit 2025 në kuadër të programit kombëtar të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës “Bullgaria, rrugë arsimore”. 

Me nismën “Mësim për Bullgarinë”, media jonë shënon 90-vjetorin e transmetimeve të para të radios bullgare për audiencën jashtë vendit. 

Materialet e dërguara nga nxënësit dhe mësuesit e tyre, të përpunuara nga ekipi i Radio Bullgarisë, u publikuan në faqen tonë të internetit dhe në kanalin tonë në YouTube. Versionet audio të këtyre mësimeve u transmetuan gjithashtu në emisionet “Bullgaria Sot” dhe “Ora e Radio Bullgarisë” në programin “Hristo Botev”.


I falënderojmë edhe një herë nga zemra: 

Shkollës Bullgare të së Dielës “Rajna Knjagjinja” – Burgos, Spanjë

Shkollës Bullgare të së Dielës “Abagar” – Romë, Nettuno dhe Ladispoli, Itali

Shkollës së Mesme “Hristo Botev” – Bratisllavë, Sllovaki

Shkolla Bullgare të së Dielës “Zdravej” – Shkup, Maqedonia e Veriut

Shkolla Bullgare të së Dielës “Rodoljubie” – Napoli, Itali

Shkollës Bullgare të së Dielës “Dr. Petër Beron” – Larnaka, Qipro

Shkollës Bullgare të së Dielës“Izvorçe” – Ukrainë

Shkollës Bullgare të së Dielës “Jan Bibijan” – Mynster, Gjermani

Shkollës Bullgare të së Dielës “Azbukarçeta” – Torrejón de Ardoz dhe Madrid, Spanjë

Shkollës Bullgare të së Dielës “Car Simeon i Madh” – Dikea dhe Orestiada, Greqi

Shkollës Bullgare të së Dielës “Shën Kirili dhe Metodi” – Athinë, Greqi

Shkollës Bullgare të së Dielës “Asen dhe Ilija Pejkovi” – Romë dhe Kolefero, Itali


Shpresojmë që dhuratat tona arsimore të kontribuojnë në një përkushtim edhe më të madh të nxënësve gjatë mësimit në shkollat bullgare anembanë botës. Gjithashtu, urojmë që pjesëmarrja e tyre në nismën “Mësim për Bullgarinë” t’i nxisë të studiojnë edhe më thellë historinë, kulturën dhe traditat bullgare.

Suksese dhe mbarësi të gjithë nxënësve bullgarë!

 

Redaktoi: Krasimir Martinov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva