Lajm
Vlerësuan Orkestrën Simfonike të BNR-së për incizimet e muzikës bullgare
Martë 29 Shtator 2026 13:29
Martë, 29 Shtator 2026, 13:29
FOTO: Kirill Falin
Madhësia e shkronjave
Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare (BNR) është fituesja e këtij viti e Çmimit Kombëtar për Muzikë “Akademik Marin Goleminov”, njoftoi gjatë ceremonisë në Kjustendill kryetari i bashkisë, Ognjan Atanasov.
Mbesa e kompozitorit të madh, Lili Goleminova, theksoi se çmimi i jepet Orkestrës Simfonike të BNR-së për gjurmën që ajo ka lënë në historinë bullgare, duke incizuar muzikë bullgare. “Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare është një formacion emblematik, edhe sepse falë incizimeve të saj disponojmë të gjithë fondin, ndër të tjera, edhe të muzikës bullgare”, tha Goleminova.
Ajo shtoi se tashmë për të tretin sezon radhazi në programin e çdo koncerti të orkestrës përfshihet një vepër bullgare. Para publikut, Lili Goleminova deklaroi se rrallëherë ka pasur një vit me kaq shumë debate për përcaktimin e fituesve si në kategorinë kryesore, ashtu edhe në kategorinë shoqëruese për ansamblin e artë, njofton BTA.
Lexoni më shumë në arkivin tonë:
- Ansamblet muzikore të BNR-së do të marrin financim shtesë
- Ministri premton se do të sigurohen fonde për orkestrat e BNR-së
- Violinistja e orkestrës së BNR-së shpall grevë urie për shkak të pagave të ulëta
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva