Premte 2 Tetor 2026 17:48
Premte, 2 Tetor 2026, 17:48
Kryeministri Radev
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Qeveria nuk do ta anulojë marrëveshjen për bashkëpunim ndërmjet Bullgarisë dhe Ukrainës, e cila u nënshkrua më 30 mars të këtij viti në Kiev nga kryeministri i përkohshëm Andrej Gjurov dhe presidenti ukrainas Volodimir Zelenski. Kjo u bë e qartë nga përgjigjja e kryeministrit Rumen Radev ndaj një pyetjeje të partisë “Vëzrazhdane” gjatë seancës së kontrollit parlamentar.
“Nuk kam thënë kurrë se do ta pezulloj marrëveshjen që kryeministri i përkohshëm Andrej Gjurov nënshkroi me Ukrainën. Kam thënë se ajo është një vendim jo racional dhe jo i mirë”, deklaroi kryeministri Radev.
Sipas tij, dokumenti parashikon vetëm shqyrtimin e mundësive për mbështetje, por nuk përmban angazhime për veprime konkrete. Radev hodhi poshtë pretendimet se kishte premtuar ndërprerjen e kësaj marrëveshjeje, njoftoi reporteri ynë Daniell Inkov.
Lexoni më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë:
- PB nuk do të ndryshojë marrëveshjen midis Bullgarisë dhe Ukrainës
- U publikua teksti i marrëveshjes 10‑vjeçare të sigurisë midis Kievit dhe Sofjes
- Bullgaria dhe Ukraina nënshkruan marrëveshje sigurie 10-vjeçare
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva