SPORT

Lajm

Hristo Stoiçkov rrëfen historinë e tij në një spektakël autorial

Enjte, 8 Tetor 2026, 05:00

Hristo Stoiçkov rrëfen historinë e tij në një spektakël autorial

FOTO: BTA/ekipi i shfaqjes

Madhësia e shkronjave

Ylli i futbollit bullgar Hristo Stoiçkov do të prezantojë këtë mbrëmje spektaklin e tij autorial “Stoitchkov The Show” në sallën “Arena 8888 Sofia”. Me këtë shfaqje, legjendari me numrin 8 do të dalë në një “fushë” krejt ndryshe për të treguar historinë e vet dhe për të ndarë se si dëshiron t’i kujtojë 60 vitet e kaluara të jetës së tij, njoftojnë organizatorët e ngjarjes.

Sipas tyre, nuk bëhet fjalë as për një ndeshje futbolli, as për një film, por për një spektakël multimedial të pari në llojin e vet, i krijuar me rastin e jubileut të tij. Ai është një aktivitet i drejtpërdrejtë që ndërthur sportin, artin skenik, muzikën, teknologjinë dhe formatin e talk-show-t.

Në skenë, përkrah protagonistit kryesor, do të ngjiten edhe personalitete të njohura që ai i quan “miqtë e mi”. Ata do të hedhin dritë mbi botën personale të një prej figurave më të mëdha të sportit bullgar, duke ndarë momente të pathëna më parë nga jeta e tij e jashtëzakonshme.

Shfaqja është menduar për të gjithë, nga ata që kujtojnë Botërorin SHBA ’94 dhe e duan futbollin, deri te brezat që sapo po zbulojnë historinë e tij.


Lexoni më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë:


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva