Lajm
Mark Rutte bisedoi me kryeministrin bullgar dhe presidentin rumun
Enjte 15 Tetor 2026 18:44
Enjte, 15 Tetor 2026, 18:44
FOTO: x.com/SecGenNATO
Madhësia e shkronjave
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, bëri të ditur se zhvilloi bisedime me kryeministrin bullgar, Rumen Radev, dhe presidentin rumun, Nikushor Dan. Sipas tij, biseda u përqendrua te siguria në Detin e Zi dhe sulmet e fundit ndaj transportit detar tregtar.
Në rrjetin social “X”, Mark Rutte theksoi se Aleanca po forcon gatishmërinë e saj në krahun lindor, përfshirë edhe rritjen e kapaciteteve për luftimin e dronëve. “NATO do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me aleatët që kanë dalje në Detin e Zi, duke përshtatur kapacitetet e parandalimit dhe të mbrojtjes sipas nevojave”, deklaroi ai.
Takimi u zhvillua në rezidencën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në Bruksel.
Lexoni më shumë mbi temën:
- Dy anije të tjera tregtare u goditën pranë ujërave territoriale bullgare
- Radev: Do të bisedojmë me Turqinë dhe Rumaninë për sigurinë në Detin e Zi
- Bullgaria dhe Rumania e shtrojnë para BE-së çështjen e sigurisë në Detin e Zi
- Bullgaria, Turqia dhe Rumania bashkë për sigurinë në Detin e Zi
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova