Lajm
Liturgji solemne e patriarkëve Vartolomeu dhe Daniili në Manastirin e Rillës
Hënë 19 Tetor 2026 13:28
Hënë, 19 Tetor 2026, 13:28
FOTO: Kirill Falin
Madhësia e shkronjave
Me rastin e kremtimeve
kushtuar Shën Joanit të Rillës, Patriarku Ekumenik Vartolomeu, i cili ndodhet
për vizitë në Bullgari, dhe Patriarku bullgar Daniili kremtuan një liturgji të
shenjtë solemne patriarkale në kishën kryesore të Manastirit të Rillës. Në
ceremoni morën pjesë qindra besimtarë, të ardhur për të dëgjuar bekimin dhe
lutjet e tyre si dhe për të ndezur qirinj. Para liturgjisë, dy patriarkët u
pritën nga hierarkët kishtarë te Porta e Dupnicës, ku ishte vendosur
mbishkrimi: "I bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit".
Sipas traditës, pas liturgjisë
së shenjtë u zhvillua një procesion fetar me ikonën e Shën Joanit të Rillës
rreth tempullit. Çdo vit, kjo festë mbledh në manastirin e shenjtë të Rillës
pelegrinë nga Bullgaria dhe jashtë saj, të cilët vijnë për t’u përkulur para
lipsaneve të shenjtorit dhe për të kërkuar ndërmjetësimin e tij.
Me shërbesa solemne fetare
në Manastirin e Rillës shënohet festa e manastirit dhe dita kur Kisha Ortodokse
Bullgare nderon kujtimin e Shën Joanit të Rillës Mrekullibërës, mbrojtësit
qiellor të popullit bullgar. Më 19 tetor Kisha përkujton transferimin e
lipsaneve të shenjta të shenjtorit nga Rilla në Sredec (Sofja e sotme).
FOTO: Kirill Falin
Kremtimet e këtij viti kanë një karakter të veçantë jubileu, pasi shënohen 1150 vjet nga lindja dhe 1080 vjet nga fjetja në amshim e Shën Joanit të Rillës Mrekullibërës.
Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
- Patriarku Ekumenik Bartolomeu mbërrin për kremtimet kushtuar Shën Joan Rillskit
- 1080-vjetori i Fjetjes së Shën Joan Rillskit
- Legjenda popullore për Shën Ivan Rillskin
- BNB-ja hedh në qarkullim monedhë ari kushtuar Shën Ivan Rillskit
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva
- #fe
- #krishterim
- #Manastiri i Rillës
- #të krishterë
- #përvjetor
- #Shën Ivan Rillski
- #Shën Joan Rillski
- #vizitë
- #jubile
- #të krishterë ortodoksë
- #Patriarku bullgar Daniill
- #Shën Ivan Rillski Mrekullibërësi
- #Shën Joan Rillski Mrekullibërësi
- #Patriarkët Vartolomeu dhe Daniili
- #Patriarku Ekumenik Vartolomeu
- #Porta e Dupnicës
- #liturgji solemne