Dara do të jetë e ftuar speciale në Evrovizionin e Fëmijëve

Shtunë, 24 Tetor 2026, 05:12

Dara do të jetë e ftuar speciale në Evrovizionin e Fëmijëve

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Fituesja e Evrovizionit, Dara, do të jetë e ftuar speciale në Evrovizionin e Fëmijëve. Ajo do të performojë së bashku me këngëtaren franceze Lou Deleuze, fituese e edicionit të vitit të kaluar të këtij konkursi, më 24 tetor në Maltë. “Dy fitueset e trofeut do të krijojnë një moment të jashtëzakonshëm për publikun, pasi do të ngjiten për herë të parë së bashku në skenën e Maltës. Ato do të festojnë fuqinë e muzikës për të bashkuar brezat dhe kombet”, njofton faqja zyrtare junior.eurovision.com.

Në edicionin e 70-të të Evrovizionit, që u mbajt më 16 maj, Bullgaria arriti fitoren e saj të parë falë Darës dhe këngës “Bangaranga”. Kënga bullgare triumfoi si në votimin e jurisë, ashtu edhe në atë të publikut. “Bangaranga” fitoi konkursin me 173 pikë më shumë se kënga e renditur në vendin e dytë. Kjo është diferenca më e madhe mes fitueses dhe vendit të dytë në historinë e Evrovizionit.

Lexoni më shumë:


Redakltoi; Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova