Lajm
Një bullgariste italiane prezanton Sofjen përmes romaneve të Georgi Gospodinovit
Martë 27 Tetor 2026 05:43
Martë, 27 Tetor 2026, 05:43
FOTO: Shtëpia botuese "Zhanet 45"
Madhësia e shkronjave
Bullgaristja italiane Giorgia Spadoni do të prezantojë librin e saj "Në Sofje me Georgi Gospodinovin" më 27 tetor, nga ora 19:00, në sallën 2 të Unionit të Arkitektëve në Bullgari në kryeqytet (rr. "Krakra" 11), njoftuan nga shtëpia botuese "Zhanet 45".
Libri është shkruar për një seri botuese në Itali, e cila prezanton qytete të ndryshme të botës përmes veprave të shkrimtarëve të njohur. Kështu, krahas Nju Jorkut të Paul Austerit, Tokios së Murakamit dhe Stambollit të Orhan Pamukut, renditet edhe Sofja e Georgi Gospodinovit, thonë nga ekipi botues.
Sipas shtëpisë botuese, libri ka çfarë t'u ofrojë si lexuesve të huaj, ashtu edhe atyre bullgarë. Botimi tregon se deri në ç’mase Sofja dhe letërsia janë të ndërthurura me njëra-tjetrën, si dhe çfarë rrugësh të padukshme shpalosen nga "Romani natyror", përmes "Fizika e trishtimit" dhe "Kohëstrehim", deri te "Kopshtari dhe vdekja", shkruan BTA.
Mësoni më shumë për Georgi Gospodinovin nga arkivi i Radio Bullgarisë:
- Georgi Gospodinov mes favoritëve për çmimin Nobel në Letërsi
- Georgi Gospodinov ishte i ftuar nderi në festivalin SINTRAK në Tiranë
- Një tjetër vlerësim për “Kopshtari dhe vdekja” të Gospodinovit
- Romani bullgar “Fizika e trishtimit” mes 10 kryeveprave të shekullit XXI
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatititi në shqip: Vesella Mançeva