Ivo Ivanov nga Radio Bullgaria vlerësohet për gjuhën e pasur dhe të saktë

Mërkurë, 4 Nëntor 2026, 14:48

Ivo Ivanov nga Radio Bullgaria vlerësohet për gjuhën e pasur dhe të saktë

FOTO: Radio Bullgaria

Madhësia e shkronjave

Gazetari Ivo Ivanov nga Radio Bullgaria, njëkohësisht skenarist i emisionit të njohur “Turizëm BG” dhe autor i serive dokumentare “Altarët e Bullgarisë” dhe “Shtëpia e Besimit”, të transmetuara në Televizionin Kombëtar Bullgar (BNT), u nderua nga Akademia Bullgare e Shkencave me çmimin prestigjioz “Përdorimi i saktë dhe i pasur i gjuhës bullgare në gazetari”.

Çmimi iu dorëzua gjatë një ceremonie solemne të Akademisë, të organizuar me rastin e Ditës së Iluministëve Kombëtarë Bullgarë, më 1 Nëntor.

Gjatë viteve të punës në Radio Bullgaria, Ivo Ivanov ka përgatitur një sërë materialesh kushtuar ngjarjeve dhe figurave të rëndësishme, si dhe fakteve më pak të njohura nga historia e Bullgarisë. Në punimet e tij, ai i trajton këto tema në një kontekst më të gjerë evropian dhe ballkanik.

Vëmendje të veçantë u kushton përpjekjeve për çlirimin kombëtar, kujtesës historike, trashëgimisë kulturore dhe fatit të komuniteteve bullgare që jetojnë jashtë vendit. Në shkrimet e tij, dokumentet historike dhe mendimet e ekspertëve ndërthuren natyrshëm me një rrëfim tërheqës, që e bën historinë më të afërt dhe më të kuptueshme për lexuesin.

Ndër materialet e tij janë:


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova