Lajm
U përgatitën 116 programe turistike për vizitorët e „Evrovisionit“
Enjte 19 Nëntor 2026 13:11
Enjte, 19 Nëntor 2026, 13:11
FOTO: Ministria e Turizmit
Madhësia e shkronjave
Bullgaria mund të investojë rreth 35 milionë euro në promovimin turistik dhe përmirësimin e lidhjeve ajrore gjatë vitit 2027. Këtë e bëri të ditur ministri i turizmit, Ilian Dimitrov, në një intervistë për Klaus Hildebrand, kryeredaktor i revistës së specializuar gjermane „fvw|TravelTalk“, një nga zërat më me ndikim në industrinë turistike gjermane.
Ministri theksoi se përmirësimi i lidhjeve të transportit, si dhe bashkëpunimi me operatorët turistikë dhe kompanitë ajrore, duhet të ndihmojnë në tërheqjen e më shumë turistëve nga Gjermania. Sipas tij, gjatë sezonit veror të vitit 2027, numri i fluturimeve nga Gjermania drejt Bullgarisë do të rritet me rreth 30 për qind.
Intervista me Klaus Hildebrand u zhvillua në Institutin Kulturor Bullgar në Berlin, gjatë një mbrëmjeje kushtuar turizmit, njofton Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA). Në këtë aktivitet, përfaqësues të operatorëve turistikë, kompanive ajrore dhe destinacioneve turistike prezantuan planet e tyre për sezonin e ardhshëm.
Për vizitorët e festivalit muzikor „Evrovizion“, i cili do të mbahet në Burgas në maj të vitit 2027, janë përgatitur 116 ekskursione dhe programe turistike. Ofertat përfshijnë vizita në vende që janë pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, destinacione më pak të njohura turistike, si dhe zona të njohura për burimet e tyre me ujëra minerale, bëri të ditur ministri.
Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova