SHOQËRI

Artikull

20 milionë euro nga buxheti për përgatitjet e „Evrovizionit 2027“

Enjte, 20 Gusht 2026, 15:27

20 milionë euro nga buxheti për përgatitjet e „Evrovizionit 2027“

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Zëvendëskryeministri Ivo Hristov dhe kryebashkiaku i Burgasit, Dimitër Nikollov, diskutuan në qytetin bregdetar përgatitjet për konkursin e këngës „Evrovizion 2027“. Ivo Hristov bëri të ditur se në buxhetin e shtetit për vitin 2026 janë parashikuar 20 milionë euro për „Evrovizionin“. Prej tyre, 15 milionë euro janë garancia që duhet të depozitohet para nisjes së procesit të organizimit, ndërsa pjesa tjetër do të përdoret për nevojat e tjera të aktivitetit. Sipas zëvendëskryeministrit, fondet do të shkojnë për organizimin e eventit, përfshirë infrastrukturën, transportin, akomodimin dhe promovimin e Bullgarisë si destinacion turistik.

Përgatitjet e Burgasit për „Evrovizionin 2027“ tashmë filuan. Aeroporti i Burgasit njoftoi se është gati të përballojë rritjen e pritshme të numrit të udhëtarëve gjatë aktivitetit. Ndërkohë, arkitekti Ivajllo Petkov konfirmoi se „Arena Burgas“, për nga kapaciteti dhe funksionaliteti, është plotësisht e përshtatshme për të pritur këtë event.

Në përgatitje u përfshi edhe Komisioni për Mbrojtjen e Konsumatorit, i cili premtoi kontrolle mbi çmimet e fjetjes dhe shërbimeve në Burgas përpara „Evrovizionit“. Kontrollet vijnë pas publikimit të disa ofertave me çmime jashtëzakonisht të larta në platformat e akomodimit.

Lexoni më shumë mbi temën në arkivin e Radio Bullgarisë:


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova