LAJME

Artikull

Hapin qasjen e qytetarëve në Regjistrin Kombëtar për rastet e pedofilisë

Enjte, 19 Shkurt 2026, 14:36

Hapin qasjen e qytetarëve në Regjistrin Kombëtar për rastet e pedofilisë

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Një pjesë e të dhënave në Regjistrin Kombëtar për rastet e pedofilisë do të jenë publike, vendosi Kuvendi Popullor me ndryshime në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve. Regjistri Kombëtar do të ofrojë qasje publike në informacion që përfshin tre emrat e autorit të veprës, llojin e krimit të kryer dhe masën e dënimit të shqiptuar. Sa u përket shtetasve të huaj me status qëndrimi në vendin tonë dhe të dënuar në shtete të tjera për krime seksuale, qasja publike do të përfshijë edhe informacion për vendin e origjinës.

Cvetа Rangellova nga “Vëzrazhdane” – partia iniciatore e teksteve të reja – shpjegoi pse është e nevojshme që regjistri të jetë publik: “Jo vetëm që nuk duhet të ruajmë anonimitetin e të dënuarve për pedofili, por përkundrazi – të gjithë duhet ta dinë kush janë pedofilët që shëtisin mes nesh.” Sipas saj, nga rasti “Petrohan” është bërë e qartë se institucionet e thirrura për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve nuk veprojnë dhe për këtë arsye prindërit detyrohen t’i mbrojnë vetë fëmijët e tyre.

Hamid Hamid nga “DPS – Fillim i Ri” deklaroi se kjo plagë është përshkallëzuar në vitet e fundit dhe po vërehen gjithnjë e më shumë dhe më të guximshme krime kundër fëmijëve dhe të miturve, prandaj është e nevojshme të merren masa kundër këtij fenomeni.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova