Artikull
Dielë 12 Prill 2026 13:38
Dielë, 12 Prill 2026, 13:38
FOTO: Radio Bullgaria
Madhësia e shkronjave
Me “Krishti u Ngjall!” u përshëndetën bashkatdhetarët tanë në Irlandë. Lajmin për Ringjalljen e Krishtit ua shpalli Vetë Shkëlqesia e Tij, Mitropoliti i EvropësPerëndimore dhe Qendrore, Antonij. Këtë vit, për herë të parë pas një ndërprerjeje 15‑vjeçare, bullgarët atje gëzojnë një shërbesë kishtare në gjuhën bullgare.
FOTO: Radio Bullgaria
Shërbesa
festive e Ringjalljes së Krishtit filloi në orën 10:30 me kohën lokale. Kisha
dhe hapësira përreth saj janë mbushur me bullgarë të ardhur nga të gjitha anët
e vendit, pavarësisht grevave dhe bllokimeve për shkak të çmimeve të larta të
karburantit, për të festuar së bashku festën më të shenjtë të ortodoksisë,
raportojnë të dërguarat e Radio Bullgarisë dhe “Ura e besimit”, Darina
Grigorova dhe Aleksandra Karamihaleva.
Vetë Shkëlqesia e Tij, Mitropoliti i Evropës Perëndimore dhe Qendrore, Antonij, po kryeson Liturgjinë e Shenjtë të Pashkës në kapelën “Të gjithë Shenjtët” (All Hallows Chapel), e cila ndodhet në kampusin All Hallows të Universitetit të Qytetit të Dublinit, në pjesën veriore të Dublinit.
“Kjo është një lumturi e vërtetë për ne, për të gjithë bullgarët, për mbarë komunitetin bullgar në Irlandë – në festën më të madhe nga të gjitha të jemi së bashku në unitet, sepse pikërisht këtë do të thotë edhe fjala ‘kishë’. Do të thotë bashkësi,” – ndau me ekipin tonë piktorja Vanja Savova, e cila prej vitesh jeton në Galway, por që për të marrë pjesë në shërbesë është ngritur në orën 3 të mëngjesit. – “Ne shpesh mblidhemi për të komunikuar, kemi grupe folklorike, ambasada zhvillon një veprimtari kulturore jashtëzakonisht të gjerë… Por në aspektin shpirtëror, lumturia më e madhe është të dëgjosh, të paktën për mua si bullgare, në gjuhën amtare ‘Krishti u Ngjall’. Sepse unë personalisht prej 10 vitesh shkoj në kishë rumune, ukrainase apo kisha të tjera ortodokse, por të dëgjosh në një kishë ortodokse bullgare në gjuhën kishtare sllave, pra në gjuhën bullgare, urimin më të madh për Ringjalljen, për jetën e përjetshme, është me të vërtetë lumturia më e madhe. Dhe në fakt, gjatë 48 orëve të fundit kemi udhëtuar disa herë përmes bllokadave, pasi aktualisht ka protesta në autostrada për shkak të çmimeve të larta të karburantit, deri në Dublin dhe përsëri mbrapsht. Fluturime të ndryshme… ne jetojmë një jetë shumë aktive si njerëz që jetojmë jashtë, vetëm e vetëm për të qenë të pranishëm në shërbesën këtu, të udhëhequr nga Vetë Shkëlqesia e Tij, Mitropoliti Antonij, gjë që, siç e dini, ndodh, mendoj, pas më shumë se 15 vitesh. Ky është në fakt një periudhë mallëngjimi, një pritje për të gjithë ne. E si të mos udhëtoj, si të mos zgjohem në orën 03:00 dhe të udhëtoj në këto kushte për të qenë këtu. Kjo është diçka shumë e madhe për të gjithë ne.”
Para
RadioBullgarisë, Vanja Savova theksoi se Pashka është festa e festave për të
krishterët. “Sepse çdo festë tjetër e krishterë ka simbolikën dhe kuptimin e
vet, por mrekullia e jetës së përjetshme – ajo që është transcendentale, përtej
jetës sonë tokësore – vetëm Pashka e sjell këtë ndjenjë të vërtetë, të cilën e
lidhim me jetën e re. Veçanërisht ne këtu në Irlandë, ku aq shumë e dëshirojmë
një rreze dielli, dritë, këngë zogjsh, bar të gjelbër – gjëra që ne, si
bullgarë, i mbajmë brenda vetes. Katër stinët, të cilat historikisht dhe
gjenetikisht i lidhim me Pashkën. Me të vërtetë kjo është një Pashkë bullgare!”
– nënvizoi ajo.
Ngjarja organizohet nga Ambasada e Bullgarisë në Irlandë me nismën e ambasadores bullgare në Dublin, Shkëlqesia e Saj Vanja Andreeva‑Mallakova, e cila është mes të pranishmëve në tempull. Të pranishëm janë gjithashtu drejtori i përgjithshëm i Radios Kombëtare Bullgare (BNR), Milen Mitev, drejtorët e përgjithshëm të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) – Kirill Vëllçev, dhe të Televizionit Kombëtare Bullgar (BNT) – Milena Milotinova, punonjës të ambasadës, si edhe shtetas bullgarë që jetojnë, punojnë dhe studiojnë në Irlandë.
Këngët kishtare gjatë shërbesës interpretohen nga këngëtarët e formacionit mashkullor të dhomës “Svetogllas”, të ftuar posaçërisht për festën nga Mitropoliti Antonij.
FOTO: Radio Bullgaria
Gjatë viteve, herë pas here klerikë nga dioqeza kanë shërbyer liturgji për bullgarët në Irlandë në festat e mëdha të krishtera. Mitropoliti Antonij, në cilësinë e tij si peshkop ndihmës i atëhershëm i Mitropolitit të Evropës Perëndimore dhe Qendrore, Simeon, ka shërbyer në Irlandë në vitin 2011.
Qëllimi i udhëheqjes dioqezane është që kjo vizitë ipeshkvore e Mitropolitit Antonij të shënojë fillimin e një misioni kishtar ortodoks në Dublin me prift bullgar, tempull dhe shërbesa në gjuhën bullgare për bashkatdhetarët tanë që jetojnë në territorin e Irlandës.
Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva