Artikull
Dielë 12 Prill 2026 15:39
Dielë, 12 Prill 2026, 15:39
FOTO: Radio Bullgaria
Madhësia e shkronjave
Në shërbesën festive të Pashkës në Dublin, Irlandë, në gjuhën bullgare, Mitropoliti i Evropës Perëndimore dhe Qendrore, Antonij, shpalli Mesazhin Patriarkal dhe Sinodal për Ringjalljen e Krishtit para bullgarëve vendas që mbushën plot kapelën universitare “Të gjithë Shenjtët”.
Mes
bashkatdhetarëve tanë që kishin ardhur posaçërisht për shërbesën ishte edhe
Petër Donev, me origjinë nga Plovdivi, i cili prej 25 vitesh jeton në Irlandë.
Për të, ashtu si për të gjithë bullgarët e mbledhur në tempull, liturgjia
festive e udhëhequr nga Mitropoliti Antonij dhe e zhvilluar në gjuhën bullgare
është një ëndërr e realizuar.
FOTO: Radio Bullgaria
“Kjo
është të ndihesh sikur je në Bullgari,” – ndau ai me ekipin e Radios Bullgaria
dhe “Ura e besimit”.–
“Këto janë festa në të cilat çdo i krishterë, pa marrë parasysh nëse është
bullgar apo jo, gjen qetësi kur ka një liturgji si kjo sot. Njeriu vjen vetëm
me veten e vet, mendon për atë pse jemi krijuar, çfarë duhet të jemi, çfarë
bëjmë. Njeriu mbetet vetëm me mendimet e tij dhe kushdo që lutet – sipas
mendimit tim – pa rëndësi nëse është i krishterë, mysliman apo çfarëdo tjetër,
bën një llogari të jetës së vet: në të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen – çfarë
do të bëjë, çfarë mendon të bëjë, çfarë mund të bëjë (sepse një gjë është të
mendosh, tjetër është ta bësh).” Prandaj, në këtë festë, pa marrë parasysh ku
je – në Irlandë apo në Bullgari – ti ndihesh më afër Zotit, vetëm me veten
tënde, duke kërkuar paqe në shpirt dhe në familje.”
FOTO: Aleksandra Karamihaleva
Kështu besimi bëhet ura që lidh njeriun me komunitetin.
“Ja, njerëzit mblidhen në tempull, pa rëndësi se çfarë pune bëjnë, sa vjeç janë… Kjo është bashkësia e të krishterëve, me përulësi para Zotit. Ne, të krishterët, jemi më të përulur. Dhe njerëzit në tempull afrohen me njëri‑tjetrin. Kjo është një mënyrë komunikimi që vjen nga e kaluara – në fshatra, në qytete, në lagje të ndryshme, njerëzit mblidheshin në një vend, komunikonin, dhe në thelb kjo është mënyra për të ruajtur traditat, për t’u parë dhe për të ndarë me njëri‑tjetrin,” – ndau Petër Donev para ekipit tonë.
Para njerëzve të grumbulluar, kuarteti “Svetogllas” dha tonin dhe i gjithë tempulli këndoi “I bukur je, o pylli im”.
Pas shërbesës, Mitropoliti Antonij mbolli një pemë në oborrin e ambasadës sonë në Dublin.
Lexoni më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Radio Bullgaria, Aleksandra Karamihaleva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva