LAJME

Artikull

Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim vendimin për Këshillin e Paqes

Martë, 28 Prill 2026, 16:24

Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim vendimin për Këshillin e Paqes

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim në themel çështjen e paraqitur nga qeveria teknike për të konstatuar antikushtetutshmërinë e Vendimit të Kuvendit të 13 marsit 2026, me anë të të cilit qeveria merr përsipër t'i paraqesë parlamentit një projektligj për ratifikimin e pranimit të Bullgarisë si shtet themelues në Statutin e Këshillit të Paqes, të krijuar me iniciativën e Shteteve të Bashkuara.

Kjo u raportua nga BTA, duke iu referuar qendrës së shtypit të gjykatës, duke kujtuar se referimi në Gjykatën Kushtetuese u njoftua nga Kryeministri i përkohshëm Andrej Gjurov. “Ka një praktikë shumë të qartë, të ndjekshme dhe të qëndrueshme të Gjykatës Kushtetuese ndër vite, e cila tregon se ky vendim i Kuvendit nuk i përgjigjet dispozitave të Kushtetutës”, tha ai.


Lexoni më tepër në arkivin tonë:

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva