Artikull
Punëdhënësit nuk janë të kënaqur me rregulloret e propozuara për çmimet
Mërkurë 20 Maj 2026 11:44
Mërkurë, 20 Maj 2026, 11:44
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Masat e reja ligjore të qeverisë së Rumen Radevit kundër çmimeve të larta ndanë punëdhënësit dhe sindikatat gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh. Biznesi refuzoi t’i mbështesë ato në formën e propozuar dhe paralajmëroi se terma të paqartë si “çmim i drejtë” mund të krijojnë më shumë barrë administrative sesa efekt real për konsumatorët.
Sindikatat mbështetën dy projektligjet e paraqitura në parlament nga “Bullgaria Progresive”. Ato parashikojnë ndryshime në Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës dhe Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorëve, me qëllim që shteti të ketë më shumë mjete për ndërhyrje në rast dyshimesh për spekulim, marzhe të pajustifikuara të larta ose sjellje tregu që dëmton konsumatorët, transmeton BTA.
Organizatat e punëdhënësve nuk votuan “kundër”, por abstenuan. Shqetësimi i tyre kryesor është se tekstet u japin rregullatorëve mundësi tepër të gjera për të ndërhyrë në politikat tregtare të kompanive.
Lexoni më shumë mbi temën:
- Kryeministri: Bullgarët meritojnë procese të argumentuara të formimit të çmimeve
- “Bullgaria Progresivе” paraqet paketë projektligjesh për kontrollin e çmimeve
- Për presidenten, çmimet nuk janë normale në një vend që prodhon ushqime bazë
- Inflacioni gjatë prillit po rritet ndjeshëm
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova