Artikull
Vendet partnere nuk janë njoftuar për ndërprerjen e ndihmës për Ukrainën
Mërkurë 10 Qershor 2026 18:17
Mërkurë, 10 Qershor 2026, 18:17
Dimitër Stojanov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
“Nuk kemi më çfarë të japim”, deklaroi ministri i mbrojtjes Dimitër Stojanov në parlament, në lidhje me ndërprerjen e ndihmës ushtarake për Ukrainën, gjatë një përgjigjeje ndaj një pyetjeje të bërë nga Georg Georgiev (GERB–SDS).
Sipas tij, që nga data 8 maj nuk ka ardhur asnjë kërkesë nga Ukraina për armatime drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes. Ai theksoi se planifikon të informojë parlamentin me një raport mbi sasinë e ndihmës së dhënë deri më tani. Ministri shtoi se rezervat në magazina kanë rënë nën minimumin e lejuar të sigurisë, sipas raportimeve të Agjencia Telegrafike Bullgare.
Në përgjigje të një pyetjeje nga Ivajllo Mirçev (“Bullgaria Demokratike”), ministri deklaroi se vendet partnere nuk janë njoftuar për ndërprerjen e ndihmës për Ukrainën, pasi nuk ekziston një detyrim i tillë.
- Bullgaria nuk do të dërgojë më armë për Ukrainën
- Kryeministri theksoi kategorikisht se Sofja ndalon ndihmën ushtarake për Kievin
- Opozita kritikon heqjen dorë nga ndihma ushtarake për Ukrainën
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova