LAJME

Artikull

Eurodeputetët bullgarë janë të bashkuar ndaj provokimeve të Maqedonisë së Veriut

Mërkurë, 17 Qershor 2026, 09:24

Eurodeputetët bullgarë janë të bashkuar ndaj provokimeve të Maqedonisë së Veriut

FOTO: Parlamenti Evropian

Madhësia e shkronjave

Eurodeputetët bullgarë dënuan kategorikisht djegien e automjeteve të ambasadës bullgare në Shkup dhe e përcaktuan këtë si rezultat të gjuhës së urrejtjes kundër Bullgarisë, e cila vazhdon prej vitesh në Maqedoninë e Veriut. Kjo u bë gjatë një debati në Parlamentin Evropian në Strasburg, kushtuar progresit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt BEsë. Në fjalimet e tyre, eurodeputetët bullgarë nga të gjitha grupet politike theksuan se ndryshimet kushtetuese dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë nuk janë kushte të reja, por pjesë e kornizës së dakorduar për fillimin e negociatave me BEnë dhe se mbrojtja e të drejtave të qytetarëve që vetëpërcaktohen si bullgarëështëçështje e vlerave evropiane dhe sundimit të ligjit, duke theksuar se Shkupi duhet të respektojë angazhimet e marra, transmeton BTA.

Më 17 qershor Parlamenti Evropian do të votojë raportin për progresin e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BEsë. Raportuesi, austriaku nga Partia e Gjelbër Thomas Waitz, paraqiti një amendament të kërkuar nga Shkupi. Me të rishikohet Marrëveshja për Fqinjësi të Mirë midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe bllokohet puna e Komisionit për historinë e përbashkët mes dy vendeve.


 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva