POLITIKË

Artikull

Ministrja e Jashtme e quajti deklaratën nga Kievi “stuhi në një gotë me ujë”

Premte, 17 Korrik 2026, 11:45

Ministrja e Punëve të Jashthme Velisllava Petrova - Çamova

Ministrja e Punëve të Jashthme Velisllava Petrova - Çamova

FOTO: БТА

Madhësia e shkronjave

Nuk është marrë absolutisht asnjë angazhim për pjesëmarrjen e Bullgarisë në “Koalicionin e të Gatshmëve” apo në çfarëdo formati tjetër të ngjashëm, deklaroi Ministrja e Jashtme Velisllava Petrova-Çamova para gazetarëve në korridoret e parlamentit.

Lidhur me informacionet se ajo kishte nënshkruar një deklaratë në Kiev, ministrja tha se deklarata të tilla nuk nënshkruhen, por miratohen rregullisht në kuadër të forumeve të tilla.

“Ajo që po ndodh është një stuhi në një gotë me ujë”, theksoi ajo.

Ministrja shtoi se qëndrimi i Bullgarisë mbetet i pandryshuar: vendi mbron interesat e veta, pa penguar aleatët dhe partnerët e tij të mbrojnë interesat e tyre dhe të marrin pjesë në iniciativa sipas zgjedhjes së tyre.

Petrova-Çamova nënvizoi se në forum nuk është zhvilluar asnjë diskutim lidhur me një deklaratë.

“Fokusi i diskutimeve ishte se cilat janë mënyrat për të mbështetur Ukrainën në momentin aktual. Shtete të ndryshme mund ta ndihmojnë Ukrainën në mënyra të ndryshme”, tha Ministrja e Jashtme.



 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva