Artikull
KE do të bëjë një vlerësim të ri për deficitin e tepërt të Bullgarisë në nëntor
Enjte 30 Korrik 2026 16:54
Enjte, 30 Korrik 2026, 16:54
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Komisioni Evropian (KE) do të japë një vlerësim të ri në kuadër të procedurës për deficit të tepërt kundër Bullgarisë në muajin nëntor, njoftoi sot një zëdhënës i institucionit gjatë një konference për shtyp, në përgjigje të një pyetjeje lidhur me miratimin e buxhetit të vendit për këtë vit, raportoi BTA.
"Po e ndjekim situatën me shumë kujdes dhe vërejmë se, nëse kjo prirje vazhdon, mund të presim një rritje më të lartë të shpenzimeve neto sesa ajo që ishte dakordësuar më parë", tha zëdhënësi.
Në nëntor pritet vlerësimi vjeshtor i Komisionit Evropian për gjendjen e ekonomisë evropiane. Atëherë do të japim edhe një vlerësim në lidhje me procedurën për deficit të tepërt në Bullgari, sqaroi zëdhënësi.
Një muaj më parë, Komisioni Evropian propozoi, ndërsa Këshilli vendosi, hapjen e një procedure për deficit të tepërt kundër Bullgarisë.
Më 24 korrik, Kuvendi Popullor miratoi buxhetin për vitin 2026 me një deficit prej 5,7%, ndërsa dje presidentja Ilijana Jotova njoftoi se e shpall ligjin e miratuar.
Lexoni më shumë në arkivin tonë:
- Lideri i PP për Buxhetin 2026: Qeveria e Radevit është e dëmshme për Bullgarinë
- Ligji për Buxhetin e Shtetit për vitin 2026 do të shpallet në Fletoren Zyrtare
- Në mes të vitit deputetët miratuan Buxhetin 2026
- BE nis procedurën për deficit të tepruar ndaj Bullgarisë
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva