SHOQËRI

Artikull

Letrat për Radio Bullgarinë:

Emisionet tuaja na nxisin të mësojmë më shumë për Bullgarinë

Shtunë, 8 Gusht 2026, 09:05

Emisionet tuaja na nxisin të mësojmë më shumë për Bullgarinë

FOTO: Desisllava Semkovska

Madhësia e shkronjave

Gjatë muajit të emocioneve verore, korrikut, kutia postare e Radio Bullgarisë u mbush sërish me letra dhe fjalë të ngrohta. Emisionet tona e nxisin audiencën të mësojë më shumë për Bullgarinë dhe reagimet që marrim tregojnë se misioni ynë po jep rezultat. Binduni vetë!

"Përshëndetje! Ju shkruaj me rastin e 90-vjetorit të Radio Bullgarisë  dhe do të doja të ndaj gëzimin tim për këtë jubile të veçantë. Gëzuar përvjetorin! Në të kaluarën, kur transmetonit në valë të shkurtra, i dëgjoja shpesh programet tuaja në gjuhën angleze dhe franceze. Veçanërisht në vitet 1999-2000, kur jetoja në Paris si student, e dëgjoja çdo ditë emisionin tuaj në frëngjisht. Ai më ndihmonte jo vetëm të përmirësoja njohuritë e mia në gjuhën franceze, por edhe të mësoja se çfarë po ndodhte në vendin tuaj. Falë kushteve të mira të marrjes së sinjalit radiofonik në atë kohë, dëgjimi ishte një kënaqësi e vërtetë. Fatkeqësisht, nuk e kam vizituar kurrë Bullgarinë. Nga sa di, ajo është një vend i bukur me shumë mrekulli natyrore. Në vendin tim, Bullgaria është e njohur kryesisht për kosin e saj. Tani mësova se mund t'i dëgjoj lehtësisht podkastet tuaja, gjë që me siguri do të më bëjë t'ju ndjek edhe më shpesh." Motofumi Kai, Japoni

“Kënga e këngetares Pasha Hristova, një trendafil bullgar me pëlqen shumë e dëgjoj me kujtime të bukura nga vitet e kaluara që e kam përjetuar rininë time në Bullgari, një këngë shumë prekëse. Respekt." – na shkruan Fadil Ribari nga Kosova dhe komenton zgjedhjen e qytetit për zhvillimin e “Eurovision 2027”: “Burgasi, qyteti im më i dashur, e meriton të jetë mikëpritës.” Falënderojmë nga zemra Fadil Ribarin, i cili nuk harron të na përshëndesë duke udhëtuar nëpër botë. Në fund të muajit korrik morëm përshëndetjet e tij të ngrohta, këtë herë nga Alanya, Turqi: “Pershendet e mija nga qyteti Alanya, Turqi.  Po udhetojmë, jetën dhe kohën duhet shfrytezuar. Nuk ju harrojme dot. Ditë të mbarë!” 

Fadil Ribari

Fadil Ribari

FOTO: arkiv personal i Fadil Ribarit

"Përshëndetje të përzemërta nga India! Kam kënaqësinë t'ju njoftoj se jam një dëgjues i hershëm i programit në anglisht të Radio Bullgarisë (që nga koha kur ajo quhej ende "Radio Sofja"). Gjithmonë është kënaqësi për mua të jem i informuar për ngjarjet në Bullgari. Bullgaria është një vend i mrekullueshëm dhe më pëlqejnë bukuritë e saj natyrore dhe kultura e saj. Njerëzit e saj janë jashtëzakonisht paqedashës, miqësorë dhe të gatshëm për të ndihmuar. I uroj vendit edhe më shumë mirëqenie dhe zhvillim në të ardhmen." Pradip Chandra Kundu, Indi

Emisionet tuaja na nxisin të mësojmë më shumë për Bullgarinë

FOTO: Desisllava Semkovska

"Vera e vitit 2026 shënon 47-vjetorin tim si dëgjues i Radio Bullgarisë (e njohur si "Radio Sofja" në vitin 1979). Në atë kohë, sigurisht, stacioni përdorte transmetues të fuqishëm me valë të shkurtra. Më kujtohet se merrja rregullisht dërgesa me gazetën në gjuhën franceze Les Nouvelles de Sofia. Me sa duket, botimi i saj ka pushuar së dali në vitin 1991", lexojmë në letrën e Jean-Michel Aubier nga Franca.

"Interesi im për vendin tuaj tërheqës, të vendosur në zemër të Ballkanit, dhe në veçanti për këtë vend të Evropës Juglindore, duke pasur parasysh anëtarësimin e Bullgarisë në Hapësirën Shengen dhe në Eurozonë, daton që nga vitet e hershme të jetës sime. Më kujtohet se kur isha nxënës në klasat fillore, nëna më dhuroi një libër të vogël kushtuar historisë ushtarake të Rusisë, të pasqyruar në pikturat e artistëve rusë. Një nga reproduktimet në atë libër i kushtohej pjesëmarrjes së trupave ruse në konfliktin ushtarak në Ballkan gjatë viteve 1877-1878, në kohën e luftës çlirimtare të popullit bullgar. Me simpati të sinqerta, i juaji, Kirill Sosnovski."

"Jam dëgjues i rregullt i emisioneve të Redaksisësuaj në Gjuhën Angleze dhe dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për programet e shkëlqyera që transmetoni. Prej shumë vitesh dëgjoj stacione radiofonike ndërkombëtare dhe gjithmonë kam kënaqësi të zbuloj programe që ofrojnë informacion të besueshëm për vendet, kulturat dhe popujt përkatës. Redaksia juaj në Anglisht u ofron me sukses dëgjuesve në mbarë botën një kuptim më të thellë të Bullgarisë përmes lajmeve të përgatitura me profesionalizëm, reportazheve kulturore, kronikave të udhëtimit dhe diskutimeve historike.Më pëlqyen veçanërisht reportazhet kulturore të përfshira në program. Ishte shumë interesant të mësoja për traditat bullgare, festat, muzikën, letërsinë, monumentet historike dhe zakonet vendase. Mendoj se programet kulturore janë një nga pikat më të forta të Radio Bullgarisë.Po aq tërheqëse ishte edhe përmbajtja kushtuar turizmit dhe udhëtimeve. Përshkrimet e peizazheve të bukura, qyteteve historike, muzeve, maleve, manastireve dhe destinacioneve bregdetare më nxitën të mësoj më shumë për Bullgarinë. Reportazhe të tilla frymëzojnë dëgjuesit të zbulojnë bukuritë natyrore dhe thesaret historike të vendit. Ato gjithashtu promovojnë turizmin ndërkombëtar duke prezantuar vende për të cilat shumë dëgjues ndoshta nuk kanë dëgjuar më parë.Moderatorët treguan profesionalizëm të shkëlqyer gjatë gjithë emisionit. Zërat e tyre ishin të qartë, miqësorë dhe bindës. Stili i tyre i prezantimit e mbante interesin e dëgjuesve nga fillimi deri në fund. Kalimet ndërmjet segmenteve të ndryshme të programit ishin të natyrshme dhe cilësia e përgjithshme e prodhimit ishte mbresëlënëse.Dëshiroj të përgëzoj të gjithë ekipin e Radio Bullgarisë, përfshirë moderatorët, redaktorët, producentët, gazetarët, teknikët dhe të gjithë ata që marrin pjesë në përgatitjen e këtyre programeve me cilësi të lartë. Përkushtimi dhe profesionalizmi juaj duken qartë në çdo transmetim. Me padurim pres të dëgjoj programet tuaja të ardhshme dhe të mësoj më shumë për Bullgarinë, njerëzit e saj, historinë, kulturën dhe ngjarjet aktuale." Malik Khokhar, Pakistan

Emisionet tuaja na nxisin të mësojmë më shumë për Bullgarinë

FOTO: Desisllava Semkovska

"Gjithmonë më bën shumë kënaqësi të dëgjoj emisionet e Radio Bullgarisë në gjuhën ruse, sepse ato më kujtojnë miqësinë shumëvjeçare midis popujve tanë. Gjatë kohës së Bashkimit Sovjetik jetoja në qytetin Kujbëshev, i cili sot quhet Samara dhe ishte qytet i vëllazëruar me qytetin bullgar Stara Zagora. Kjo miqësi nuk kufizohej vetëm në marrëveshje zyrtare. Ajo shfaqej në jetën e përditshme, në emrat e rrugëve, në vendet përkujtimore, në shkëmbimet kulturore dhe në interesimin e sinqertë të njerëzve për njëri-tjetrin.Edhe sot, në Samarën bashkëkohore, janë ruajtur jo pak kujtime nga ato kohë të mira. Një nga bulevardet më të mëdha të qytetit quhet “Stara Zagora”. Shumë banorë të Samarës e kujtojnë mirë kinemanë “Shipka”, e quajtur kështu për nder të qafës legjendare malore ku ushtarët rusë dhe bullgarë luftuan së bashku për çlirimin e Bullgarisë. Mbaj mend edhe trëndafilat e mrekullueshëm bullgarë, të cilët iu dhuruan qytetit nga Stara Zagora dhe u mbollën në rrugët e Kujbëshevit. Kur lulëzonin, dukej sikur një pjesë e Bullgarisë jetonte pranë nesh.Për fat të keq, kohët ndryshojnë, por jam i bindur se miqësia e vërtetë midis popujve nuk varet nga rrethanat politike. Ajo ndërtohet mbi historinë e përbashkët, kulturën, kujtesën dhe marrëdhëniet njerëzore.Sot, Radio Bullgaria në gjuhën ruse luan një rol të veçantë në ruajtjen e këtyre lidhjeve. Falë emisioneve të saj, dëgjuesit rusë vazhdojnë të mësojnë për Bullgarinë e sotme, kulturën, traditat, arritjet dhe jetën e njerëzve të zakonshëm. Radioja mbetet një urë e veçantë që lidh vendet tona dhe ndihmon për një mirëkuptim më të mirë të ndërsjellë." Viktor Guzhov

"Të dashur miq, përshëndetje të përzemërta nga Valladolidi. Shpresoj që të gjithë të jeni mirë dhe që stacioni të vazhdojë transmetimet dhe projektet e tij me të njëjtin entuziazëm si gjithmonë. Për mua është një kënaqësi të vazhdoj të dëgjoj radion tuaj muaj pas muaji dhe të mbaj këtë korrespondencë, të cilën e vlerësoj shumë."

Kalaja e Tiedrës në Spanjë

Kalaja e Tiedrës në Spanjë

FOTO: Juan Montero

"Ju falënderoj për përmbajtjen interesante kushtuar Bullgarisë dhe muzikës së saj. Faqja juaj e internetit është e lehtë për t’u përdorur dhe më jep mundësinë të mësoj më shumë për vendin tuaj në gjuhën spanjolle. Radio Bullgaria është një burim informacioni që u mundëson spanishtfolësve të njohin më mirë Bullgarinë dhe Ballkanin." Salvador Rojas, Meksikë

"Është shumë nxehtë, prandaj më pëlqen të rri në hije, të dëgjoj radio dhe të shkruaj letra, poezi dhe gjëra të tjera. Emisionet tuaja janë gjithmonë shumë interesante dhe ia vlejnë të dëgjohen. Më gëzon veçanërisht fakti që kohët e fundit dëgjohet gjithnjë e më shpesh muzika popullore bullgare. Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare është e mrekullueshme. Meqë ra fjala, para disa ditësh digjitalizova disa disqe vinili që "Radio Sofja" m'i kishte dërguar shumë vite më parë, si single ashtu edhe një album me kohëzgjatje të plotë. Ishte një përvojë e mrekullueshme dhe nostalgjike." Helmut Matt, Gjermani

"Ju falënderoj shumë për lajmet interesante nga Bullgaria. Me interes të veçantë ndjek gjithmonë parashikimin e motit. Është befasuese sa i ndryshëm është moti në Bullgari krahasuar me Evropën Qendrore. Disa nga pikturat e artistes Petja Konstantinova i pashë online dhe ato janë shumë frymëzuese." Lars Gellermann, Gjermani

Emisionet tuaja na nxisin të mësojmë më shumë për Bullgarinë

FOTO: Desisllava Semkovska

"Me shumë kënaqësi lexova reportazhin tuaj interesant për Muzeun e Varrit në Aleksandrovopranë Haskovos dhe vendimin që ai të jetë i hapur shtatë ditë në javë gjatë muajit gusht. Kjo është një lajm shumë i mirë për vizitorët vendas dhe të huaj që dëshirojnë të njihen me historinë e pasur dhe kulturën e lashtë të Bullgarisë.

Më tërhoqi veçanërisht vëmendjen informacioni për 98 aplikacionet prej ari, që datojnë nga viti 4500 deri në 4000 para erës sonë. Këto thesare dëshmojnë për mjeshtërinë e jashtëzakonshme dhe kulturën e pasur të njerëzve të lashtë dhe konsiderohen ndër objektet më të vjetra prej ari të përpunuar në botë.Gjithmonë i vlerësoj lajmet objektive dhe reportazhet për ngjarjet aktuale të Radio Bullgarisë, të paraqitura me kompetencë të shkëlqyer gazetareske." Muhammad Bashir, Pakistan

"Ju falënderoj shumë për kartolinat e bukura QSL që më dërguat. E vlerësoj shumë vëmendjen dhe kujdesin me të cilin i trajtoni dëgjuesit tuaj. Ndërkohë, vazhdoj të shijoj programet tuaja në internet."Jawahar Almeida, Indi 

"Jam i lumtur që mora kartolinën QSL që paraqet fshatin piktoresk Shiroka Lëka, të cilin e kam vizituar dikur, rreth 50 vjet më parë. Me këtë kartolinë jashtëzakonisht të bukur, koleksioni im nga seria “Bukuritë e Bullgarisë” është i plotë. Prandaj jam shumë i gëzuar dhe mendoj se është shumë e rëndësishme dhe e vlefshme që Radio Bullgaria vazhdon t’i kushtojë vëmendje kësaj tradite të bukur. Në një botë ku sot gjithçka bazohet te pagesapër të dëgjuar stacionin tënd të preferuar të radios, një gjest i tillë është vërtet diçka e veçantë. Ju falënderoj për përkushtimin tuaj të madh dhe për lidhjen e ngushtë që ruani me dëgjuesit tuaj." Michael Lindner, Gjermani

Emisionet tuaja na nxisin të mësojmë më shumë për Bullgarinë

FOTO: Desisllava Semkovska

"Përshëndetje të përzemërta nga dëgjuesi juaj argjentinas, David Iurescia, duke shpresuar se të gjithë jeni mirë. Gjithmonë kënaqem duke ndjekur programin tuaj të shkëlqyer. Gjithashtu më gëzon fakti që në faqen e internetit të radios tashmë ekziston një rubrikë ku çdo muaj publikohet konfirmimi i letrave të marra, dhe madje në gjuhën spanjolle!" David Iurescia, Argjentinë

"Po ju shkruaj për t'ju dërguar raportin tim të dëgjimit për emisionin “Bullgaria Sot”, të cilin e ndjek këtu, në Serbi. Si radioamator dhe DX-ist i apasionuar,  ndjek rregullisht online programet tuaja shumëgjuhëshe. Duke qenë se Radio Bullgaria po shënon 90-vjetorin e saj, do t'ju isha jashtëzakonisht mirënjohës nëse do të më dërgonit një nga kartolinat tuaja zyrtare jubileare QSL. Ju falënderoj shumë që vazhdoni ta mbani këtë shërbim ndërkombëtar me cilësi të lartë dhe që ruani traditën e bukur të lëshimit të kartolinave QSL për audiencën tuaj ndërkombëtare. Me urimet më të mira dhe 73," Encminger Goran, Serbi.

Këto fjalë të mrekullueshme dëshmojnë edhe një herë se Radio Bullgaria nuk është thjesht një media, por një urë mes kulturave dhe një lidhje e gjallë me njerëzit nga e gjithë bota, të magjepsur nga bukuria dhe magjia e vendit tonë. Me padurim presim letrat tuaja, të dashur miq!

 

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva