SHOQËRI

Artikull

“Ballkani i gjelbër” propozon shkabën mjekëroshe si simbol të “Eurovisionit”

Madhësia e shkronjave

Shoqata “Ballkani i Gjelbër” ("Zeleni Balkani) propozon që shkaba mjekëroshe (Gypaetus barbatus) të bëhet simboli i Bullgarisë për konkursin “Eurovision”, i cili do të mbahet vitin e ardhshëm në Burgas. Ideja lidhet si me punën për mbrojtjen e natyrës dhe rikthimin e kësaj specieje, ashtu edhe me historinë e shkabës mjekëroshe Boev, e cila largohet nga vendi ynë, fluturon nëpër Evropë dhe, pasi përshkon mbi 14 mijë kilometra, kthehet sërish në atdhe.

Sipas organizatës, kjo shpendë mund të shndërrohet në një simbol të lehtë për t’u identifikuar me Bullgarinë, pasi përcjell mesazhe lirie, guximi, udhëtimi, kthimi dhe shprese. Krahët e saj të hapur lidhen me aspiratën për horizonte të reja, ndërsa historia e specieve në Bullgari simbolizon rimëkëmbjen dhe një shans të dytë.

Shkaba mjekëroshe është zhdukur si specie folezuese në vendin tonë dhe rikthimi i saj është një nga objektivat kryesore të organizatave dhe institucioneve që merren me mbrojtjen e natyrës. Nga “Ballkani i Gjelbër” theksojnë se në këto përpjekje marrin pjesë individë dhe organizata nga më shumë se dhjetë vende evropiane, duke e bërë këtë kauzë edhe një shembull të bashkëpunimit ndërkombëtar.

Shndërrimi i shkabës mjekëroshe në simbol të “Eurovisionit” mund të ketë edhe efekt pozitiv në mbrojtjen e natyrës, duke tërhequr vëmendjen e publikut ndaj kësaj specieje dhe përpjekjeve për rikthimin e saj në Bullgari.


Lexoni më tepër në arkivin tonë:


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva