Lajm
Ka interes të konsiderueshëm elektoral për zgjedhjet presidenciale të 25 tetorit
Mërkurë 9 Shtator 2026 10:53
Mërkurë, 9 Shtator 2026, 10:53
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
71% e bullgarëve kanë ndërmend të votojnë në zgjedhjet presidenciale. Këtë e tregojnë rezultatet e sondazhit sociologjik të agjencisë "Gallup International", të realizuar për emisionin "Referendum" të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT). Një në pesë të anketuar (22%) pranon se ende heziton. Vetëm 7% e të anketuarve janë kategorikë se nuk do të shkojnë në qendrat e votimit më 25 tetor.
56% e bullgarëve mendojnë
se personaliteti i kandidatit për president është më i rëndësishëm sesa figurat
publike që e mbështesin atë. Për 40% të të anketuarve ka rëndësi të madhe se
kush qëndron pas kandidaturës së kreut të shtetit. Ndërsa 5% janë përgjigjur "nuk mund të vlerësoj".
60% e të anketuarve
deklarojnë se do të votonin për një kandidat të një partie tjetër, nëse
formacioni politik që mbështesin nuk propozon ose nuk mbështet një kandidat për
president. Një e katërta e të anketuarve pranojnë se nuk do të votonin në një
skenar të tillë, ndërsa 16% deklarojnë se nuk mund të japin një vlerësim.
Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
- Tre parti bullgare mbështesin kandidaturën e Andrej Gjurov
- Drejtori i BTA-së, kandidati i Ilijana Jotovës për nënpresident
- Pa bashkim të së djathtës, nuk kemi shanse në zgjedhjet presidenciale
- Një parti kryesore opozitare nuk do të paraqesë kandidatë të saj për president
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva