Lajm
Numër rekord kandidatësh janë regjistruar për zgjedhjet presidenciale
Mërkurë 23 Shtator 2026 12:16
Mërkurë, 23 Shtator 2026, 12:16
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Një numër rekord prej 28
çiftesh kandidatësh për president dhe nënpresident do të marrin pjesë në
zgjedhjet e 25 tetorit. Në zgjedhjet e mëparshme presidenciale, të mbajtura në
vitin 2021, kandidatët ishin 23 çifte.
Mes kandidatëve për votimin
e 25 tetorit janë presidentja aktuale, një ish-kryeministër i përkohshëm, një
ish-sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, ish-ministra të qeverive
të përkohshme, një këngëtare, një figurë e njohur nga “Big Brother”, një ish-i
burgosur dhe veteranë të partive ekstreme. Kandidati më i moshuar për
nënpresident është 82-vjeçari Lenin Stanoev.
Sipas sondazheve
sociologjike, pretendentët kryesorë janë çifti Ilijana Jotova - Kirill Vëllçev
dhe Andrej Gjurov - Georgi Kandev.
Partia “Vëzrazhdane” u
regjistrua për pjesëmarrje në ditën e fundit të mundshme, më 22 shtator, me
çiftin kandidat Kostadin Kostadinov - Petër Vollgin, i ka punuar për shumë vite
si gazetare në Radion Kombëtare Bullgare.
Në zgjedhjet e fundit presidenciale të vitit 2021, lideri i partisë Kostadin Kostadinov dhe deputetja Elena Gunçeva (e cila më vonë u largua nga partia) u renditën të katërtit me 104 832 vota, ose 3,92% të votave.
DPS-ja, e udhëhequr nga Deljan Peevski, u regjistrua për pjesëmarrje, por nuk paraqiti kandidat. Në vitin 2021, kandidatët e saj Mustafa Karadajë dhe Iskra Mihajllova morën 309 681 vota, ose 11,57% të votave, duke u renditur të tretët në raundin e parë.
Në zgjedhjet e mëparshme, votat e kësaj partie shpesh kishin rëndësi vendimtare në balotazhin presidencial.
Për herë të parë që nga themelimi i saj, partia GERB nuk u regjistrua për të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva