LAJME

Lajm

Rifilloi kërkimi në Detin e Zi për të mbijetuar nga anija “HS Dignity”

Mërkurë, 14 Tetor 2026, 13:51

Rifilloi kërkimi në Detin e Zi për të mbijetuar nga anija “HS Dignity”

FOTO: marinetraffic.com

Madhësia e shkronjave

Operacioni i kërkim-shpëtimit për marinarët e anijes “HS Dignity”, e goditur pranë Krapecit dhe Shabllës, është rifilluar më 14 tetor në orën 10:30. Zona do të kontrollohet nga një anije e Forcave Detare Bullgare, njoftoi Ministria e Transportit.

Pas 16 orësh veprimesh shpëtimi dhe kërkimi, operacioni në zonën e fundosjes u ndërpre përkohësisht më 13 tetor në orën 18:00 për shkak të errësirës dhe detit të trazuar. Në përpjekjet për gjetjen e të mbijetuarve morën pjesë 9 anije dhe 2 helikopterë, si edhe mjete lundruese që kalonin pranë zonës së incidentit.

Të gjitha mjetet lundruese që kalojnë në këtë rajon po njoftohen përmes paralajmërimeve të navigimit që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të mbajnë vëzhgim të përforcuar.


Lexoni më tepër mbi temë nga arkivi ynë:

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva