LAJME

Lajm

Familjet e viktimave në autostradën "Trakia" do të mbështeten me nga 8000 euro

Mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:58

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Natalija Efremova

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Natalija Efremova

FOTO: mlsp.government.bg

Madhësia e shkronjave

Familjet e personave që humbën jetën në incidentin tragjik në autostradën "Trakia" do të përfitojnë një ndihmë të njëhershme prej 8000 eurosh. Vendimi i qeverisë u bë i ditur nga Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Natalija Efremova, gjatë një konference për shtyp në Këshillin e Ministrave, njofton Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Mjetet do të sigurohen nga buxheti i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. 

"Qëllimi i kësaj ndihme është t'u ndihmojmë të përballojnë nevojat e para që lindin nga kjo situatë e rëndë", shpjegoi Efremova. 

Sipas saj, "familjet e të lënduarve mund t'u drejtohen të gjitha drejtorive të Ndihmës Sociale në vendbanimin e tyre për të marrë këshillim, nëse kanë nevojë për ndihmë sociale të njëhershme për nevoja të papritura të krijuara nga incidenti". Shuma që mund t'u jepet të dëmtuarve arrin deri në trefishin e pragut të varfërisë, pra deri në 1171.89 euro.


Lexoni më tepër:

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva