Lajm
Radhë për dhurim gjaku në mbështetje të të lënduarve në autostradën "Trakia"
Mërkurë 11 Nëntor 2026 14:26
Mërkurë, 11 Nëntor 2026, 14:26
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Në mbarë vendin po zhvillohen aksione për dhurimin e gjakut në ndihmë të të lënduarve nga dy aksidentet zinxhirore të ndodhura më 10 nëntor në autostradën "Trakia", ku humbën jetën 11 persona, ndërsa 51 të tjerë u shtruan në spitale me shkallë të ndryshme lëndimesh. Që nga orët e para të mëngjesit, para Qendrës Kombëtare të Hematologjisë Transfuzionale në Sofje u krijuan radhë të gjata njerëzish që dëshironin të ndihmonin. Dhjetëra vetë iu bashkuan fushatës që herët në mëngjes, njoftoi Televizioni Kombëtar Bullgar BNT.
FOTO: BGNES
Radhë u formuan edhe para Qendrës Rajonale të Hematologjisë Transfuzionale në Plovdiv. Shumica e atyre që dëshironin të dhuronin gjak për të plagosurit kishin mësuar për nismën nga rrjetet sociale, raportoi Dimitër Vlladimirov nga Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) Plovdiv.
Mbi 100 persona morën pjesë që ditën e parë të aksionit të dhurimit të gjakut në Spitalin Universitar të Burgasit. Për shkak të situatës së jashtëzakonshme, drejtoria e spitalit ka organizuar zgjatjen e orarit të punës së sektorit të dhurimit të gjakut deri në orën 19:00 çdo ditë deri në fund të javës së punës, njoftoi BNR Burgas.
Aksioni vazhdon edhe në rajon. Në Pomorie është organizuar dhurim gjaku në ndërtesën e shtëpisë së kulturës "Prosveta 1888".
Lexoni më tepër:
- Mediat botërore pasqyrojnë tragjedinë në autostradën “Trakia”
- Kryeministri: Respektoni jetën njerëzore në rrugë
- Bota solidarizohet me dhimbjen e Bullgarisë
- Ditë Zie Kombëtare për viktimat dhe të plagosurit në autostradën “Trakia”
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva