LAJME

Artikull

Presidentja do të marrë pjesë në hapjen e Lojërave Olimpike Dimërore XXV

Enjte, 5 Shkurt 2026, 09:27

Presidentja Ilijana Jotova

Presidentja Ilijana Jotova

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Presidentja Ilijana Jotova do të vizitojë Italinë për hapjen e Lojërave Olimpike Dimërore me ftesë të Presidentes së Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Kirsty Coventry. Bullgaria përfaqësohet në lojëra nga 20 atletë.

Më 5 shkurt, Jotova do të jetë e ftuar në pritjen zyrtare të dhënë me rastin e Lojërave Olimpike Dimërore nga Presidentja e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Më 6 shkurt, Presidentja Bullgare do të mirëpritet zyrtarisht nga homologu i saj italian Sergio Mattarella në Pallatin Mbretëror në Milano në një pritje për hapjen solemne të Lojërave Olimpike Dimërore XXV. Jotova do të marrë pjesë gjithashtu në ceremoninë në stadiumin San Siro, ku do të ndizet flaka olimpike.

Programi i Presidentes përfshin gjithashtu një vizitë në Fshatin Olimpik në Milano dhe një takim me atletët bullgarë. Jotova do t'i bëjë homazh basorelievit të Vasill Levskit në Piazza San Paolo në Monza.

Lexoni më tepër:

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva