Martë, 17 Shkurt 2026, 05:10

Urime Pavarësia e Kosovës!

FOTO: BNR

Madhësia e shkronjave

Më 17 shkurt të vitit 2008 Kosova u bë shteti më i ri në botë me shpalljen e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës nga shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe Presidenti i atëhershëm Fatmir Sejdiu. Vendimi për njohjen e shtetit të ri ballkanik nga Bullgaria u deklarua që ditën pasi Kosova e shpalli pavarësinë e vet, por kjo ndodhi zyrtarisht rreth një muaj më vonë, më 20 mars të vitit 2008, me një deklaratë të përbashkët të tre prej vendeve fqinje të Serbisë – Bullgaria, Kroacia dhe Hungaria.

Argumenti kryesor i qeverisë për vendimin ishte se kjo është mënyra e vetme për të garantuar sigurinë kombëtare dhe se në këtë mënyrë vendi ynë angazhohet me stabilitetin në rajon dhe integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri i atëhershëm Sergej Stanishev deklaroi se për shpalljen e një vendimi të tillë kurrë nuk ka një moment të përshtatshëm, sepse opozita gjithmonë do t’i kritikojë, se janë nxituar, ose janë vonuar, ndërsa Ministri i Jashtëm Ivajllo Kallfin vuri në dukje:

“Kur flasim për interesin tonë kombëtar ne nuk zgjedhim mes Kosovës dhe Serbisë, kjo është një zgjedhje absurde. Ne zgjedhim mundësinë e vetme për angazhimin e komunitetit ndërkombëtar me krijimin e një procesi pozitiv politik në Ballkanin Perëndimor dhe për ecje drejt vlerave evropiane”.

Edhe sot e kësaj dite shteti bullgar po vazhdon të jetë një mik besnik i popullit të Kosovës dhe vërtetim i kësaj janë marrëdhëniet tona të shkëlqyera në fusha të ndryshme të jetës sonë.

Ju ofrojmë disa prej momenteve më të rëndësishme gjatë vitit të kaluar në marrëdhëniet mes dy vendeve tona:


Në fushën e politikës:


Në fushën e kulturës:

 

Urime Dita e Pavarësisë!


Përpiloi: Vesella Mançeva