Artikull
Ministri Deçev mohon presionin mbi hetimin për rastin “Petrohan”
Martë 24 Shkurt 2026 11:53
Martë, 24 Shkurt 2026, 11:53
MInistri Emill Deçev
FOTO: BNT
Madhësia e shkronjave
Drejtues
në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe persona të përfshirë drejtpërdrejt në
hetimin e rastit “Petrohan” kanë paraqitur sinjale për presion të ushtruar nga Ministri
i Brendshëm teknik Emill Deçev. Sinjal ka paraqitur edhe partia “Ka një popull
të tillë” (ITN) dhe ai po verifikohet nga Prokuroria e Qytetit të Sofjes,
njoftoi për bTV zëdhënësja e akuzës Desisllava Petrova.
Nga Ministria
e Brendshme njoftuan se Deçev është takuar me hetuesit për “Petrohan” dhe
“Okollçica” dhe i ka siguruar se do t’i mbështesë dhe nuk do t’i zëvendësojë.
“Po shohim lëvizjet panike të një sistemi që ndien fundin e vet”, komentoi për BNR Emill Deçev. Ai pranoi se është takuar për kafe me një koleg që punon mbi rastin “Petrohan”, në një restorant jashtë Ministrisë. “Kam dyshime se informacioni mund të rrjedhë kudo”, theksoi Deçev dhe i cilësoi akuzat e ITN‑së si një skenar për diskreditim.
Lexoni më shumë në arkivin tonë:
- Po
verifikohen donacionet dhe lidhjet me politikanë të viktimave nga Petrohan
- PP-DB
kërkon dorëheqjen e shefit të DANS për rastin “Petrohan”
- Petrohan”:
Vrasje apo vetëvrasje? U sekuestrua literaturë fetare
- Autoritetet hetojnë vrasje masive ose vetëvrasje me 6 viktima
- Shkrimtarja Zdravka Evtimova: Shoqëria jonë është përballë një humnere
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva