SHOQËRI

Artikull

Zgjedhjet parlamentare - 19 prill 2026

Bullgarët në Irlandë votojnë me shpresë për ndryshim

Presin që interesat e shtetit të bëhen prioritet

Dielë, 19 Prill 2026, 16:05

Dublin, Irlanda

Dublin, Irlanda

FOTO: Darina Grigorova

Madhësia e shkronjave

Daniela Georgieva jeton në Irlandë prej 25 vitesh dhe është kryetare e shoqatës bullgare jofitimprurëse “Vasill Levski”, si edhe themeluese e shkollës bullgare në Shannon. Që në vitin 2012, me krijimin e shoqatës dhe shkollës, lindi edhe ideja për hapjen e një qendre votimi, si përgjigje ndaj dëshirës së bullgarëve në Irlandën Perëndimore për të ushtruar të drejtën e tyre të votës.

 

Në atë kohë, situata me infrastrukturën rrugore në Irlandë ishte mjaft e ndryshme nga ajo e sotmja dhe një udhëtim deri në Ambasadën në Dublin, ku ishte e vetmja mundësi për të votuar, zgjaste rreth katër orë e gjysmë. Sidomos për njerëzit me fëmijë të vegjël, kjo ishte një detyrë e pamundur. Prandaj, shoqata jonë vendosi të përfitojë nga mundësia që atëherë për herë të parë u ofrur nga shteti bullgar – të hapeshin qendra votimi pranë shoqatave të bullgarëve jashtë shtetit.”

FOTO: Daniela Georgieva

Shoqata kaloi përmes shumë procedurave të rënda administrative dhe dokumentacioni të pafund, por e gjithë kjo nuk e theu entuziazmin e anëtarëve të saj dhe përpjekjet u kurorëzuan me sukses. Që atëherë, në rajon, në të gjitha zgjedhjet, qendra e votimit funksionon me sukses. Fillimisht ajo vendosej në shkollën në Shannon, më pas, gjatë pandemisë COVID-19, u zhvendos në qytetin Ennis, ndërsa prej 4–5 vitesh ndodhet në Limerick. Në zgjedhjet e sotme parlamentare për Legjislaturën e 52-të të Kuvendin Popullor, qytetarët bullgarë në Irlandë mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në gjithsej 7 qendra votimi, të përcaktuara me vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve – dy prej tyre janë në Dublin dhe nga një në qytetet Ballyconnell, Dundalk, Limerick, Cork dhe Tullamore.


Pamje nga kryeqyteti irlandez, Dublin

FOTO: Darina Grigorova

Sa i përket atyre që kanë deklaruar paraprakisht qëllimin për të votuar në zgjedhjet e tanishme, nga zona e Irlandës Perëndimore ata janë rreth 60–70 persona, por kjo nuk do të thotë se deri në fund të ditës së zgjedhjeve nuk do të vijnë shumë më tepër njerëz, na thotë Daniela Georgieva.

FOTO: Daniela Georgieva

Pyetjes se cilat janë qëndrimet mes bullgarëve, Daniela Georgieva iu përgjigj:

 

“Gjatë disa viteve të fundit, me zgjedhjet e pandërprera që të gjithë ne i kemi përjetuar, ka pasur një rënie të ndjeshme të interesit për të votuar. Megjithatë, për zgjedhjet aktuale mund të them se gjërat po shkojnë në një drejtim shumë pozitiv. Pra, ka një interes të shtuar, ka biseda, ka pyetje. Njerëz që nuk e kanë ushtruar kurrë më parë të drejtën e tyre të votës, po deklarojnë se do ta bëjnë këtë. Mendoj se të gjithë ne kemi nevojë për ndryshim. Bullgaria ka nevojë për një qeverisje që e vendos shtetin, shtetësinë dhe qëllimet e përbashkëta mbi ato partiake. Ka nevojë të pranohet një qëllim, një e ardhme e përbashkët, sado klishe që të tingëllojë, dhe ajo të ndiqet në mënyrë graduale, pa ndryshime të menjëhershme dhe pa ndikime të jashtme.”

Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë:

 

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova