Artikull
Martë 21 Prill 2026 06:04
Martë, 21 Prill 2026, 06:04
FOTO: YouTube
Madhësia e shkronjave
Papi Hans
mirëpret pranverën me premierën e një kënge të re - "Pa zemër". Pas
dy baladave, ajo hap një faqe të re, më të ndritshme dhe më ritmike nga albumi
i tij i ri "Dielli", por mbart edhe temën e hijes së ndarjes. Sepse,
siç pohon ekipi i artistit: "Pa zemër" është një këngë për atë moment
paradoksal pas fundit - kur është me diell jashtë, njerëzit qeshin, gjithçka
fillon nga e para, dhe ti ndihesh sikur diçka mungon prej teje. Jo dramatike.
Jo teatrale. Por e qetë dhe e pakthyeshme. "Është sikur ke humbur pjesë të
vetes."
Kjo
metaforë merr jetë në një nga videot më të larmishme dhe tërheqëse nga artisti bullgar.
Përmes koreografisë së fortë, videoja tregon se si një person shkatërrohet
fjalë për fjalë pas një ndarjeje, pa humbur për asnjë moment humorin për të
kërcyer. Një imazh vizual i ndjenjës që dashuria largohet, por merr diçka prej
teje me vete. Në vend që të zhytet në trishtim, "Pa zemër" zgjedh
lëvizjen. Ritmi sjell lehtësi, dhe refreni mbetet si një rrëfim që nuk akuzon,
por pranon. Ky pikëllim i pjekur është i dukshëm në çdo varg të këngës -
"Zemra e plagosur i plagos të gjitha të tjerët gjatë rrugës".
Shihni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva