Autor
Desisllava Semkovska
Artikull
QSL nr. 5: Viti 1938 – Fillon ndërtimi i godinës së vjetër të radios
Premte 1 Maj 2026 06:00
Premte, 1 Maj 2026, 06:00
FOTO: Desisllava Semkovska
Madhësia e shkronjave
Në vitin 2026, Radio Bullgaria konfirmon raportet e radioamatorëve me një seri të re prej 12 kartolinash QSL. Imazhi i secilës prej tyre thekson një ngjarje të veçantë historike, të lidhur me historinë e Radios Kombëtare Bullgare (BNR) dhe programin “Radio Bullgaria”, i cili shënon 90‑vjetorin e tij. Në fillim të çdo muaji, në një publikim të posaçëm, do të mësoni fakte interesante të lidhura me këto imazhe.
- Radio
Bullgaria vizaton mbi hartën e botës një hartë të vërtetë të Bullgarisë
- 90
vjet zë drejt botës – Radio Bullgaria mes kujtesës dhe së ardhmes
- Letra nga e gjithë bota për 90‑vjetorin e Radio Bullgarisë
Kartolina e pestë QSL për vitin 2026 i kushtohet ndërtimit të godinës së parë të pavarur të radios bullgare në Sofje, e cila sot njihet si “godina e vjetër” e BNR‑së– aty ku ndodhen të gjitha studiot e radios publike.
Pas shtetëzimit të radios (25 janar 1935), fillon zhvillimi më i gjerë i saj. Sigurohet financim – për pajisje, personel dhe një “shtëpi” më të madhe. Ndërtimi i godinës së re të Radio Sofjes, në adresën e saj të tanishme – bulevardi “Dragan Cankov” nr. 4 – nis në vitin 1938, në zonën e atëhershme të vilave të kryeqytetit, megjithëse konkursi ishte shpallur më herët. Ndërtimi kryesor përfundon në vitin 1941 sipas projektit të arkitektëve gjermanë, ndërsa kompania gjermane Telefunken e pajis godinën e re të radios me teknologjitë më të avancuara të kohës. Studiot e reja, të hapura në vitin 1942, konsideroheshin më modernet në Ballkan.
FOTO: predavatel.com
Ndërtesa teknike e Radios Kombëtare Bullgare ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 2300 m². Fillimisht ajo u ndërtua me 3 kate, në stilin e modernizmit arkitekturor bullgar – një godinë strikte me kolonada në pjesën e përparme.
FOTO: BNR-arkiv
Gjatë viteve 1950, ndërtesa u ngrit me edhe dy kate të tjera: në vend të mbishkrimit “Radio Sofja” u ndërtua kati i katërt, mbi të u vendos një kornizë dekorative dhe më pas një kat tjetër, ku sot ndodhen dhomat teknike‑studio dhe zyrat. Pikërisht një fotografi nga ato vite është paraqitur në kartolinën tonë të pestë QSL.
Për të marrë një kartolinë, duhet të na dërgoni një raport në të cilin të tregoni datën dhe gjuhën (për "Radio Bullgarinë"), ose datën, orën dhe frekuencën e transmetimit të dëgjuar (për programet e tjera), si dhe detaje rreth përmbajtjes së tij.
Mund t’i dërgoni raportet nëpërmjet kanalit të përshtatshëm për ju:
– me email:
reception.report@bnr.bg
– me postë në adresën e mëposhtme: Bullgaria, Sofja, 1040, Bulevardi “Dragan Tsankov” 4, BNR, Desislava Semkovska
Është e detyrueshme të jepni një adresë postare për kontakt.
Ju kujtojmë se BNR konfirmon raportet e transmetimeve të dëgjuara edhe me seritë e vjetra të kartolinave QSL. Nëse dëshironi të merrni ndonjë prej tyre, ju lutemi ta tregoni këtë në raport.
Lexoni më shumë për godinat e BNR-së në arkivin tonë:
- Radioja bullgare e ka ndërruar shtëpinë e vet katër herë
- Dhe pas 55 vitesh, arkitektura e godinës së Radios Kombëtare Bullgare ende tërheq vëmendjen nga afër dhe larg
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva