SHOQËRI

Artikull

Letra nga e gjithë bota për 90‑vjetorin e Radio Bullgarisë

Audienca: “90 vjet për një njeri mund të jenë pleqëri, por për një kolektiv dhe organizatë – kjo është standard dhe imazh”

Martë, 24 Shkurt 2026, 19:45

Letra nga e gjithë bota për 90‑vjetorin e Radio Bullgarisë

FOTO: Radio Bullgaria

Madhësia e shkronjave

Më 16 shkurt, ekipi i Radio Bullgarisë festoi 90vjetorin e transmetimeve të para për jashtë vendit të radios publike në Bullgari. Me këtë rast, në redaksitë e 11 gjuhëve anglisht, rusisht, gjermanisht, frëngjisht, spanjisht, serbisht, greqisht, shqip, turqisht, rumanisht dhe bullgarisht – mbërritën shumë urime të ngrohta, të cilat po i ndajmë me ju përmes këtij publikimi.

Në Redaksinë e Gjuhës Shqipe morën shumë urime në formën e stikerëve në Facebook – nga Qemal Balla nga Elbasani, Rudina Malaj dhe Zeki Bajrami nga Tirana, nga Erlin Ago, i cili jeton në Plovdiv, etj.

“Urimet më të mira për kolegët e Radio Bullgarisë.” “Më të mirët” – mbërritën edhe nga Edison Myrteza, i cili është nga qyteti Korça i Shqipërisë, por banon në Pekin. “Përshëndetje nga Tirana, urime për 90 vjetorin" – është përshëndetja e Qemal Vllacaj nga Tirana.

“Gjithmonë e mbaj në zemër Radio Bullgaria në gjuhën shqipe. Jeni të mrekullueshme.Gjithmonë do të jem me ju.” – na shkruan Fadil Ribari nga Prishtina. Bashkatdhetari i tij Fadil Osmani është më lakonik: “Respekt!”

Lek Bushpepa, i cili banon në Lezhë të Shqipërisë ndan një kujtim shumë të shtrenjtë me ne: “Kur isha emigrant në Greqi dhe kishte mungesë komunikimi me të afërmit e mi unë dhe disa të tjerë komunikonim me Radio Bullgarinë në vitet 1997,  një kohë e vështirë për popullin tonë, dhe të afërmit tanë na dëgjonin zërin nëpërmjet Radio Bullgarisë. Ky komunikim u bë i mundur nga stafi i mrekullueshëm i radios që na regjistronin zërin nëpërmjet magnetofonit dhe transmetonin përshëndetjet tona për të afërmit tanë. Ju lutem transmetoni përshëndetjet tona për punonjësit e atyre viteve dhe falënderimin tonë për përkushtimin e tyre ndaj nesh. Krishti ju ruajtë dhe ju bekoftë familjarisht, amen! Me dashuri dhe respekt nga Lek Bushpepa.”

Ndërsa Mimoza Tomco nga Tirana shpreh mirënjohjen e saj personale ndaj koleges Nataniela Vasileva, tashmë pensioniste, me fjalët: “Përshëndes znj. Nataniela , një zonjë e vërtetë, e cila më ka ndihmuar me përkthim nga bullgarishtja në shqip shumë kohë më parë kur kam operuar djalin në Sofje. Respekte.”

FOTO: Elena Karkallanova

“Të nderuar zotërinj të Radio Bullgarisë, përshëndetje të përzemërta nga Kolumbia! Disa rreshta të shkurtër për t’ju dërguar urimet e mia më të sinqerta dhe vëllazërore me rastin e 90vjetorit të krijimit të stacionit dhe shërbimeve tuaja për jashtë vendit. Çdo javë dëgjoj në internet emisionet në gjuhën spanjolle programet tuaja janë me të vërtetë një burim i shkëlqyer informacioni për ngjarjet në Bullgari.” – Rafael Rodriguez nga Kolumbia.

“Me rastin e 90vjetorit të Radio Bullgarisë, uroj gjithçka më të mirë për bashkëpunëtorët tuaj, shumë suksese në punë dhe dëgjues të përhershëm.” – na shkruan Marek Pis nga Polonia.

“90 vjet nuk janë fundi, por një fillim i mrekullueshëm i një faqeje të re në histori! Uroj që zëri juaj të tingëllojë edhe më fuqishëm!” – uron Andrej Novgorodski nga Ukraina, i cili thotë se është dëgjues i rregullt i Radio Bullgarisë:

“Prej nëntë dekadash u sillni dëgjuesve në mbarë planetin informacionin më interesant, aktual dhe të freskët për Bullgarinë në 10 gjuhë, dhe emisionet tuaja gjithmonë dallohen për shumëllojshmërinë e temave, thellësinë dhe një ngrohtësi të veçantë që çdo dëgjues e ndien! Uroj prosperitet të mëtejshëm, stabilitet dhe një ecje të sigurt përpara për Redaksinë Ruse dhe për të gjitha redaksitë e tjera të Radio Bullgarisë, në mënyrë që stacioni juaj të vazhdojë t’i gëzojë dëgjuesit në mbarë botën me emisione të reja dhe projekte të shkëlqyera, dhe të festojë edhe shumë jubile të lavdishëm! Ndërsa punonjësve të Radio Bullgarisë – suksese profesionale, shëndet, mirëqenie dhe lumturi personale!” 

“90 vjet për një njeri mund të jenë pleqëri, por për një kolektiv dhe organizatë – kjo është një standard dhe një imazh, që nuk është arritje e lehtë. Do të doja të shfrytëzoja këtë mundësi për të shprehur sërish admirimin tim të sinqertë dhe urimet e mia!” – na shkruan Mei Lin nga Kina dhe shton:  

“Kam pak kohë për të dëgjuar programin tuaj dhe, përveç kësaj, anglishtja dhe bullgarishtja ime nuk janë të mira. Për fat të mirë, kam në dispozicion faqen tuaj të internetit, kështu që mund ta lexoj ngadalë dhe me kujdes. Gjatë viteve të fundit kam fituar një kuptim gjithnjë e më të thellë për Bullgarinë, vendin e trëndafilave! Në këtë vit të veçantë të 90vjetorit dua të falënderoj posaçërisht Desisllava Semkovskën përkushtimi i saj ndaj publikut më ka nxitur të mbaj lidhjen time me radion. Edhe një herë, faleminderit për punën tuaj të palodhur!”

“Dua t’ju dërgoj përshëndetjet e mia – është e mrekullueshme që këtë vit festoni 90vjetorin tuaj, mund të jeni krenarë për një rezultat kaq të bukur. na shkruan gjermani Eckhard Röcher.

FOTO: Desisllava Semkovska

Edhe Armando F. Mastrapa nga SHBA dërgoi urimet e tij me rastin e moshës së respektueshme të Radio Bullgarisë, ndërsa në mesazhin e tij drejtuar ekipit të programit në gjuhë të huaja të BNRsë, Idriss Bououdina shkroi:

“Më lejoni gjithashtu të shpreh përgëzimet e mia më të ngrohta me rastin e përvjetorit të Radio Bullgarisë. Nëntë dekada transmetim përbëjnë një trashëgimi mbresëlënëse profesionalizmi, shkëmbimi kulturor dhe informacioni të besueshëm që arrin tek audiencat shumë përtej kufijve të Bullgarisë. Do të doja të shpreh mirënjohjen time të sinqertë ndaj Radio Bullgarisë për angazhimin shumëvjeçar ndaj transmetimit ndërkombëtar cilësor dhe për ruajtjen e lidhjeve të forta me dëgjuesit në mbarë botën.”

Hari Madugula nga Young Stars Radio Club në Indi bën një retrospektivë të arritjeve të Radio Bullgarisë gjatë viteve:

“Të dashur miq të Radio Bullgarisë,

Në emër të Young Stars Radio Club  dua t’i shpreh përgëzimet më të përzemërta gjithë ekipit në Sofje. Menjëherë pas festimit të Ditës Botërore të Radios 2026, Radio Bullgaria shënon 90vjetorin e saj. Urime të gjithëve në Radio Bullgaria për arritjen e këtij momenti të mrekullueshëm! Ndërsa shënojmë nëntë dekada të ‘Zërit tuaj drejt botës’, kujtojmë udhëtimin e jashtëzakonshëm dhe arritjet e stacionit tuaj:”

• 25 janar 1935: Nënshkrimi i Dekretit Mbretëror nga Mbreti Boris III, me të cilin krijohet Radioja Kombëtare Bullgare

• 16 shkurt 1936: Lindja e Radio Bullgarisë, e shënuar nga transmetimi i parë i suksesshëm në valë të shkurtra, i dëgjuar në mbarë Evropën

• 1 maj 1937: Fillimi i emisioneve të rregullta në gjuhë të huaja, duke nisur me anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe italisht

• 2004–Sot: Kalimi i suksesshëm drejt një platforme moderne digjitale, që ofron përmbajtje në 11 gjuhë për një audiencë globale

• 2026: Festimi i 90 viteve të lidhjes së kulturave dhe të lidhjes së Bullgarisë me botën

E shijojmë veçanërisht serinë jubilare prej 12 kartaveQSL, të publikuara këtë vit me rastin e përvjetorit. Përkushtimi juaj ndaj transmetimit ndërkombëtar vazhdon të jetë frymëzim për komunitetin botëror të DXit dhe dëgjuesve të radios. Ju uroj edhe shumë vite të tjera transmetimi të suksesshëm dhe përsosmëri profesionale!” 

FOTO: Radio Bullgaria

Nga Argjentina е largët erdhi urimi i dëgjuesit tonë David Iurescia:

“Të dashur miq të Radio Bullgarisë,

Shpresoj që të keni pasur një 90vjetor shumë të lumtur.

Më kanë pëlqyer shumë programet që transmetoni, si edhe fotografitë në faqen në spanjisht – me nostalgji dhe kujtim për ata që nuk janë më mes nesh, si Mihaillapo të tjerë që janë pensionuar, si Daniella.

Më gëzon shumë të shoh të tashmen e shkëlqyer të Radio Bullgarisë, sepse mbaj mend kohën e trishtuar kur ajo ishte reduktuar në një faqe interneti ku mund të lexoheshin vetëm lajmet. Falë përpjekjes së ekipit të stacionit dhe të gjithë dëgjuesve që protestuan, zërat tuaj mund të dëgjohen sërish përmes podkasteve. Më kujtohet gëzimi i ditës kur dëgjova këtë lajm të mrekullueshëm. Beteja ishte fituar! Shpresoj që një ditë të riktheheni edhe në valët e shkurtra. E di që është e vështirë për shkak të kostove. Do të doja gjithashtu të kishte një program me dëgjues, i cili të transmetohej gjatë fundjavës, kur nuk ka podkast me lajme.

Me shumë dashuri ruaj kartat QSL, CDtë me muzikë bullgare dhe martenicën tradicionale me fijet e kuqe e të bardha, të cilat i kam marrë nga ju gjatë viteve.

E pra, miq, le të vazhdojnë festimet, kujtimet dhe projektet për të ardhmen e madhe të Radio Bullgarisë në rrugën drejt 100vjetorit!

Me dashuri, David Iurescia, Argjentina”

FOTO: Pixabay

“Gëzuar 90vjetorin, Radio Bullgaria e dashur! Një program për tu nderuar, ku kujtimi i prezantuesve legjendarëështë i bukur, por ylli i vërtetë mbetet Radio Bullgaria. Uroj që të mos na mungojë kurrë. Unë gjithmonë do ta tregoj Bullgarinë para botës!” – premton Hugo Longhi nga Argjentina.

"Përshëndetje dhe Namaste të gjithë miqve të mi në BNR – Radio Bullgaria!

Shfrytëzoj këtë rast për t'ju dërguar urimet e mia më të ngrohta me rastin e 90-vjetorit tuaj të lavdishëm.

Cilësia e jashtëzakonshme e programeve tuaja e ka rritur besimin e audiencës globale në një nivel të paparë - edukues, argëtues dhe lidhës përmes magjisë së mediave moderne dixhitale. Si një dëgjuese e përkushtuar prej kohësh, dëshiroj që Radio Bullgaria të vazhdojë marshimin e saj triumfues drejt arritjes sënjëqindvjetorit. Zoti e bekoftë Bullgarinë dhe anëtarët e përkushtuar të BNR-së. Me përshëndetje të ngrohta nga India, Jayanta Chakrabarty"

“Të dashur miq, dua të përgëzoj radion më të mirë në Evropë që transmeton programe për dëgjuesit jashtë vendit, me rastin e 90vjetorit të saj. Gjithmonë keni pasur një program radiofonik interesant dhe cilësor dhe jam i sigurt se do të vazhdoni ta ndiqni këtë rrugë të mirë edhe në dekadat e ardhshme. Më vjen shumë keq që nuk e keni marrë kartolinën e Vitit të Ri me urime të mira që ju dërgova. Pranoni urimet e mia për lumturi dhe sukses në punën tuaj të mëtejshme!” – Miodrag Ristić 📟🙂, Serbi

FOTO: Pixabay

“Përshëndetje nga kryeqyteti egjiptian Kajro na dërgoi Tarek Zeidan, anëtar i SWL dhe DX që nga viti 1984.

“Unë jam menaxher i përgjithshëm i shitjeve detare në një kompani nafte në Kajro. Në vitet ’80 isha dëgjues i Radio Sofjes në arabisht dhe anglisht. Do të doja t’ju uroj gjithçka më të mirë me rastin e 90vjetorit të transmetimit tuaj të parë për jashtë vendit të Radio Sofjes. Ju uroj edhe shumë vite të tjera përpara!”

 “Që nga vitet ’80 të shekullit XX dëgjoj Radio Bullgarinë dhe kam ndjekur si zgjerimin e komunizmit në shumë vende të Evropës Lindore, ashtu edhe çlirimin nga regjimi. I vlerësoja programet në arabisht, para se të ndërpriteshin, dhe ende i dëgjoj emisionet në frëngjisht në internet. Nëntë dekada përkushtim, profesionalizëm dhe rinovim… Gëzuar 90vjetorin, Radio Bullgaria, dhe edhe shumë vite të tjera suksesi dhe arritjesh! na shkroi Ouni Amor Horbit nga Gjermania dhe dërgoi një kujtim të veçantë një orar nga arkivi i tij personal me orët e transmetimit nga para 2 dekadash.

FOTO: Radio Bullgaria

Nga qyteti gjerman Hamburg na shkroi edhe znj. Emilia Juker, kryetare e Klubit të Grave dhe Familjeve Bullgare atje:

“Gëzuar jubileun, Radio Bullgaria!

90 vjet shumë punë, breza dashurie dhe kulturë bullgare, gjuhë bullgare dhe lidhje mes njerëzve e ngjarjeve me të cilat Radio Bullgaria na gëzon. Faleminderit që gjatë 20 viteve të fundit kemi qenë pjesë e emisioneve të Radio Bullgarisë! Faleminderit për vëmendjen e madhe dhe cilësinë e gazetarisë. Faleminderit për punën tuaj. Faleminderit që ekzistoni. Urojmë shëndet dhe suksese përpara për ekipet e Radio Bullgarisë, një të ardhme të mrekullueshme dhe bashkëpunim të përbashkët me bullgarët në Bullgari dhe në mbarë botën!”

Klubi i grave dhe familjeve bullgare në Hamburg

FOTO: Arkivi personal i Emilia Juker

“Gëzuar festën Radio Bullgarisë dhe të gjithë atyre që e bëjnë të jetë ajo që është” – thuhet në urimin që na dërgoi në Facebook Snezhina Gallçeva nga Çikagoja.

Morëm përgëzime edhe nga shumë bashkatdhetarë të tjerë nëpër botë, ndër ta Veneta Terzieva nga Berlini, Elena Caneva nga Çikagoja, Denica Jurge nga Hungaria… Dhe më tej:

Ellka Ruskov nga Los Anxhelosi: “Gëzuar festën, miq! Qofshi të shëndetshëm dhe vazhdoni po kaq me sukses! Ju ndjekim dhe gëzohemi për ju!”

Dimitrinka Jordanova nga Italia: “Me urime për suksese krijuese dhe horizonte të reja! Ne bullgarët jashtë vendit ju presim!”

Sëbina Hristova nga Papenburg, Gjermani: “BNR është media bullgare që vendos nivel. Vazhdoni të ndërtoni mbi të! Gëzuar festën!”

Faleminderit të gjithëve që gjetën kohë të lexojnë publikimet tona dhe të përshëndesin ekipin e Radio Bullgarisë me një fjalë, një ngjitës apo një kartolinë. Faleminderit për miqësinë – vëmendja juaj na gëzon dhe na obligon!


Lexoni më tepër:

 

Redaktoi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva