Martë 19 Maj 2026 04:05
Martë, 19 Maj 2026, 04:05
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Bashkia e Sofjes organizon një aktivitet të posaçëm muzikor për të shënuar fitoren e Dara-s në “Evrovizion 2026”. Lajmi u bë i ditur nga administrata lokale përmes profilit të saj në Facebook.
“Më 19 maj, nga ora 18:00, në sheshin “Princi Aleksandër I”, ju ftojmë të festojmë këtë sukses historik me shumë muzikë, emocione dhe energji. Na pret një festë e veçantë muzikore me DJ, atmosferë nën qiellin e hapur dhe një mbrëmje ku do të tregojmë sa shumë dashuri mund t’i japim Dara-s sonë të dashur. Ajo na dha një arsye për krenari kombëtare. Le t’i tregojmë se e gjithë Bullgaria qëndron pas saj”, thuhet në ftesën e Bashkisë së Sofjes.
Lexoni më shumë mbi temën:
- Eufori е paparë në rrjetet sociale pas fitores së Bullgarisë në Eurovision 2026
- DARA pas fitores: “Nuk e di çfarë po bëj, por është e mrekullueshme!”
- Fitore bullgare me jehonë globale – reagime pas triumfit në Eurovision 2026
- Fitorja e Bullgarisë në Evrovizion në faqet e para të mediave botërore
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova