Premte 5 Qershor 2026 11:47
Premte, 5 Qershor 2026, 11:47
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Dhjetë dhoma dypalëshe tregtie dhe organizata biznesi në Bullgari u shprehën kundër ndryshimeve të propozuara në Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës dhe Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit. Shoqatat e biznesit paralajmërojnë se këto ndryshime cenojnë parimet e ekonomisë së tregut, krijojnë rreziqe për sigurinë ushqimore dhe mund të çojnë në rritje të çmimeve, si edhe në ulje të besimit të investitorëve, njofton BGNES. Në një qëndrim të përbashkët, dërguar kryetarit të Kuvendit Popullor dhe të gjithë deputetëve, organizatat deklarojnë se i kuptojnë pritshmëritë e shoqërisë për frenimin e inflacionit, por sipas tyre masat e propozuara ligjore përqendrohen vetëm te tregtia, pa trajtuar problemet e thella strukturore përgjatë zinxhirit të prodhimit dhe furnizimit me ushqime. Sipas përfaqësuesve të biznesit, projektndryshimet kufizojnë lirinë e iniciativës ekonomike dhe sjellin ndërhyrje në marrëdhëniet kontraktore midis pjesëmarrësve në treg, duke tejkaluar interesin publik dhe parimin e proporcionalitetit.
Qëndrimi mbështetet nga Dhoma Amerikane e Tregtisë në Bullgari, Klubi i Biznesit Belgjikë–Bullgari–Luksemburg, Dhoma Bullgaro-Spanjolle e Tregtisë, Dhoma Bullgaro-Zvicerane e Tregtisë, Dhoma Bullgaro-Çeke e Tregtisë, Dhoma Gjermano-Bullgare e Industrisë dhe Tregtisë, Këshilli i Biznesit Greqi–Bullgari, Dhoma Italiane e Tregtisë në Bullgari, Konfindustria Bullgaria dhe Dhoma Hollandeze e Tregtisë në Bullgari.
Lexoni më shumë mbi temën:
- Kryeministri takohet me përfaqësuesit e zinxhirëve tregtarë
- Punëdhënësit nuk janë të kënaqur me rregulloret e propozuara për çmimet
- Kryeministri: Bullgarët meritojnë procese të argumentuara të formimit të çmimeve
- “Bullgaria Progresivе” paraqet paketë projektligjesh për kontrollin e çmimeve
- Për presidenten, çmimet nuk janë normale në një vend që prodhon ushqime bazë
- Inflacioni gjatë prillit po rritet ndjeshëm
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova