POLITIKË

Artikull

Vendimi lidhur me ndihmën për Ukrainën nuk është koordinuar me BE-në dhe NATO-n

Enjte, 11 Qershor 2026, 17:09

Velisllava Petrova

Velisllava Petrova

FOTO: БГНЕС

Madhësia e shkronjave

“Qëndrimi i qeverisë bullgare në lidhje me ndihmën për Ukrainën është i unifikuar – është e nevojshme të përdoren të gjithë mekanizmat në nivel evropian për të arritur një paqe të qëndrueshme me Rusinë.” Këtë e deklaroi para gazetarëve ministrja e jashtme, Velisllava Petrova. Sipas saj, të gjitha institucionet po punojnë në këtë drejtim dhe përpjekjet për të gjetur përçarje janë politikisht të leverdishme, por nuk kanë asnjë lidhje me realitetin.

Në lidhje me kritikat politike se vendimi për të ndaluar ndihmën ushtarake për Ukrainën do të ndikojë në imazhin e vendit tonë para BE-së dhe NATO-s, Velisllava Petrova tha se çdo vendim i ardhshëm për ndihmë – qoftë ushtarako-teknike apo humanitare – do të merret sipas procedurave të përcaktuara. E pyetur nëse vendimi është koordinuar me partnerët tanë, ajo u përgjigj: “Ky është një vendim sovran i yni, bazuar në kapacitetet tona, dhe ne nuk jemi një shtet që do t’u raportojë vendeve të tjera se çfarë do të bëjë apo nuk do të bëjë.”

Sa i përket vizitës së djeshme të ambasadores ruse Eleonora Mitrofanova në Ministrinë e Jashtme, ministrja deklaroi se nuk u takua me të, pasi takimi ka qenë në nivel drejtori të përgjithshëm. “E rëndësishme nga ky takim është se Bullgaria ka shprehur qartë qëndrimin se duhet të gjendet një zgjidhje paqësore dhe se veprimet ushtarake duhet të ndalen”, tha Velisllava Petrova.

Lexoni më shumë mbi temën:

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova