EKONOMI

Artikull

Kreu i Bankës Kombëtare: Buxheti për vitin 2026 thellon tendencën negative

Enjte, 2 Korrik 2026, 17:13

Dimitër Radev

Dimitër Radev

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Buxheti i propozuar nga qeveria bullgare për vitin 2026, i cili parashikon një deficit prej 5,7%, nuk shënon një kthesë pozitive, por thellon prirjen negative që ka nisur pas vitit 2020. Kështu u shpreh guvernatori i Bankës Kombëtare të Bullgarisë (BNB), Dimitër Radev, në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Bullgare (BTA), gjatë takimit vjetor të Bankës Qendrore Evropiane në Sintra të Portugalisë. Sipas tij, kjo prirje është krijuar gradualisht gjatë qeverive të ndryshme dhe, duke qenë se ndaj Bullgarisë tashmë është hapur procedura për deficit të tepruar, sinjale të tilla marrin një rëndësi edhe më të madhe. Radev theksoi se parashikimi makroekonomik i Bankës Kombëtare, i cili parashikon rritje ekonomike më të ulët dhe inflacion më të lartë, nuk e vështirëson në vetvete politikën buxhetore, por pasqyron një mjedis të jashtëm më pak të favorshëm dhe pabarazitë e brendshme ekzistuese.

Duke komentuar anëtarësimin e Bullgarisë në eurozonë, ai tha se vendi tashmë po ndien efektet e para ekonomike. Sipas Radevit, procesi i kalimit po zhvillohet qetësisht dhe në mënyrë të organizuar mirë, falë përgatitjeve shumëvjeçare të Bankës Kombëtare të Bullgarisë dhe sektorit bankar.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova