Artikull
Filarmonia Kombëtare Rinore debuton në Festivalin Evropian të Muzikës
Martë 7 Korrik 2026 06:28
Martë, 7 Korrik 2026, 06:28
FOTO: Cantus Firmus
Madhësia e shkronjave
Filarmonia Kombëtare Rinore, e krijuar së fundmi, do të mbajë koncertin e saj të parë mbrëmjen e sotme në kuadër të Festivalit Evropian të Muzikës në Sofje. Në skenën e Klubit Qendror Ushtarak do të ngjiten rreth 70 nxënës të talentuar nga shkollat e muzikës në mbarë Bullgarinë. Ideja për krijimin e orkestrës i përket drejtoreshës së Shkollës Kombëtare të Muzikës "Ljubomir Pipkov" në Sofje Stolina Dobreva. Synimi i saj është të bashkojë muzikantë të rinj nga qytete të ndryshme të vendit në një komunitet krijues aktiv dhe të qëndrueshëm.
Programi i koncertit përfshin vepra të kompozitorëve të njohur bullgarë Ljubomir Pipkov, Panço Vlladigerov, Dobri Hristov dhe Veselin Stojanov. Nën dirigjimin e Sllavil Dimitrovit, muzikantët e rinj do të ekzekutojnë edhe veprën e njohur "Vallet Trake" të Petko Stajnovi , si dhe himnin "O ecë, o popull i rilindur!" të Panajot Pipkovit .
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova