Artikull
Deri në mesin e muajit pritet të shpallet qyteti mikpritës i “Eurovision 2027”
Martë 11 Gusht 2026 08:24
Martë, 11 Gusht 2026, 08:24
FOTO: eurovision.com
Madhësia e shkronjave
Nëse qyteti mikpritës i “Eurovision 2027” do të jetë
Sofja apo Burgasi, kjo do të bëhet e ditur të mërkurën, më 12 gusht, njofton
EuroMix - Eurovision2026. Ky është një portal që ndjek gjithçka që lidhet me
konkursin muzikor, por nuk është faqja zyrtare e “Eurovision”. Edhe nga Televizioni
Kombëtar Bullgar (BNT) nuk ka ende një konfirmim zyrtar nëse e mërkura do të
jetë dita e përzgjedhjes. Megjithatë, pritet që deri në fund të javës qyteti
mikpritës të bëhet i njohur.
Komisioni që bën përzgjedhjen duhej ta shpallte qytetin
deri në fund të korrikut, por kjo nuk ndodhi. Deri atëherë, Sofja konsiderohej
favoriti kryesor. Një javë më vonë, shanset u barazuan dhe të dy qytetet kishin
rreth 50% mundësi për t’u zgjedhur. Pak më pas, Burgasi e kaloi kryeqytetin në
faqet e basteve Bitget Wallet dhe Prediction Hunt. Megjithatë, zgjedhja e
qytetit mikpritës nuk varet nga këto faqe. Vendimi përfundimtar merret
bashkërisht nga Bashkimi Evropian i Transmetuesve (EBU) dhe BNT, shkruan
24chasa.bg.
Menjëherë pas fitores së Darës me këngën e saj “Bangaranga”, e cila e solli konkursin në Bullgari, katër qytete, Sofja, Varna, Burgasi dhe Plovdivi, njoftuan se janë gati të presin “Eurovision”. Për t’u zgjedhur, një qytet duhet të përmbushë shumë kritere, ndër të cilat një sallë e përshtatshme, infrastruktura, hotelet dhe lidhjet ndërkombëtare të transportit. Në mesin e korrikut, Plovdivi dhe Varna u eliminuan nga gara për shkak të kritereve infrastrukturore dhe teknike.
Falë fitores së Darës, Bullgaria kualifikohet
automatikisht në konkurs, ndërsa edhe 17 shtete të tjera kanë shprehur tashmë
interes për të marrë pjesë, ndër të cilat edhe Kosova.
FOTO: BTA
Lexoni më tepër:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva