Artikull
Koncert testues dhe fluturime shtesë për „Eurovizionin“ në Burgas
Dielë 30 Gusht 2026 08:00
Dielë, 30 Gusht 2026, 08:00
FOTO: BNT
Madhësia e shkronjave
Pasi Burgasi u zgjodh nga Televizioni Kombëtar Bullgar dhe Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) si qyteti pritës i edicionit të 71-të të konkursit „Eurovision“ në maj të vitit 2027, përgatitjet tashmë po zhvillohen me ritëm të plotë.
Një nga qëllimet kryesore është që deri në fund të vitit të përfundojë përgatitja e sallës në qytet – „Arena Burgas“ – në mënyrë që të mund të zhvillohet koncerti testues, me qëllim kontrollimin e logjistikës së brendshme, akustikës dhe parametrave të tjerë teknikë, në prani të ekspertëve të EBU-së. Organizatorët shqetësohen për vonesa të mundshme në furnizimin me pajisjet e nevojshme, pasi pjesa kryesore e strukturave, teknikës dhe pajisjeve do të mbërrijë nga Kina.
FOTO: BNT
Përgatitja e kësaj mikpritjeje do të kërkojë koordinim midis të paktën pesë ministrive, pasi „Eurovisioni“ nuk është një ngjarje vetëm për Burgasin dhe bregdetin jugor të Detit të Zi, por një mundësi për prezantimin e të gjithë Bullgarisë para një audience ndërkombëtare.
FOTO: BGNES
Ndërkohë, u bë e ditur se gjatë kohës së konkursit do të rritet numri i fluturimeve të pasagjerëve drejt Burgasit. Nga data 2 deri më 19 maj 2027, në linjën Sofje–Burgas–Sofje do të kryhen deri në dy fluturime në ditë, njoftoi transportuesi kombëtar ajror. Fluturimeve standarde të mbrëmjes midis dy qyteteve do t’u shtohen fluturime pasditeje në ditët para konkursit. Ato do të sigurojnë lidhje të përshtatshme për pasagjerët që mbërrijnë me fluturime ndërkombëtare në Aeroportin „Vasill Levski“ në Sofje. Në ditët pas finales, orari do të përfshijë edhe fluturime të mëngjesit nga Burgasi drejt Sofjes, të përshtatura me fluksin e pritshëm të kthimit dhe mundësitë për lidhje të mëtejshme me fluturimet nga kryeqyteti. Përmes Sofjes, pasagjerët do të mund të përdorin edhe rrjetin ndërkombëtar të „Bulgaria Air“, me mbi 20 destinacione.
Shihni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë:
- The Guardian veçon Burgasin si mikpritës surprizë të Eurovisionit 2027
- 20 milionë euro nga buxheti për përgatitjet e „Evrovizionit 2027“
- Aeroporti i Burgasit disponon infrastrukturën e nevojshme për “Eurovision” 2027
- "Evrovizion 2027” si provë për fytyrën e re të Bullgarisë
- “Ballkani i gjelbër” propozon shkabën mjekëroshe si simbol të “Eurovisionit”
- „Eurovision 2027“ në Burgas do të sjellë shpirtin e papërsëritshëm bullgar
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski