KQZ shpalli 1 nëntorin si datën e raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale

Mërkurë, 28 Tetor 2026, 08:56

KQZ shpalli 1 nëntorin si datën e raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli në mbrëmjen e 27 tetorit rezultatet përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura më 25 tetor.

Komisioni vendosi gjithashtu zhvillimin e raundit të dytë të zgjedhjeve më 1 nëntor, ndërmjet çifteve presidenciale që kanë marrë numrin më të madh të votave të vlefshme.

Në vendin e parë sipas numrit të votave renditet çifti presidencial Ilijana Jotova - Kirill Vëlçev me 528 951 vota të vlefshme. Në vendin e dytë janë Andrej Gjurov dhe Georgi Kandev me 486 232 vota të vlefshme.

Gjithsej 1 525 034 nga 6 584 025 votues kanë votuar në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

Fushata elektorale për zgjedhjet e reja filloi menjëherë pas përcaktimit të kandidatëve dhe datës së votimit nga KQZ-ja dhe përfundon 24 orë para ditës së zgjedhjeve, e cila paraprihet nga dita e reflektimit.to


Lexoni më shumë: 

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva