Lajm
Ljubo Kirov dhe Stenli me një version të ri të “Rruga drejt tempullit”
Enjte 12 Nëntor 2026 19:00
Enjte, 12 Nëntor 2026, 19:00
FOTO: YouTube/Lubo Kirov/Stanislav Slanev - Stenli
Madhësia e shkronjave
Rruga drejt tempullit”, një nga këngët më emblematike të Stenlit, vjen tani me një tingëllim të ri të fuqishëm rok, i interpretuar nga Ljubo Kirov dhe Stenli. Muzika e njohur e Stenlit dhe teksti i Natalia Simeonovës marrin një aranzhim të ri, më të plotë dhe më bindës, realizuar nga Angell Djullgerov.
Versioni origjinal i “Rruga drejt tempullit” u publikua në vitin 1992 dhe mbetet edhe sot një nga këngët simbol të karrierës solo të Stenlit. Ljubo Kirov dhe Stenli i lidh një miqësi e kahershme dhe një partneritet krijues, ndërsa bashkimi i zërave të tyre i jep një dimension të ri kësaj kompozite të njohur.
Për Ljubo Kirovin, kjo këngë ka pasur gjithmonë një domethënie të veçantë, prandaj ai e përfshiu në albumine tij “Futurofonia”. Në këtë album muzikanti zgjeron kufijtë e zhanreve dhe eksperimenton me tingujt, duke kaluar nga baladat e buta dhe emocionuese përmes popit bashkëkohor dhe elementeve etno, deri te kitarat e fuqishme rok.
FOTO: facebook.com/lubokirovofficial
Premiera e videoklipit vjen si një parapërgatitje e fuqishme për dy koncertet e mëdha të Ljubo Kirovit në Sofje. Më 13 dhe 14 nëntor, Salla 1 e Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) do të presë finalen e turneut kombëtar “Futurofonia”. Gjatë dy mbrëmjeve radhazi, albumi i ri do të marrë jetë në skenë së bashku me këngët më të dashura të artistit.
Mysafirë të veçantë në koncerte do të jenë Stenli dhe MONA, me të cilët Ljubo Kirov ndan dy nga bashkëpunimet më interesante muzikore në albumin “Futurofonia” - “Rruga drejt tempullit” dhe “Hëna”. Publiku do të ketë mundësinë të dëgjojë në koncerte si kompozimet e reja, ashtu edhe hitet më të mëdha të karrierës së tij.
Mësoni më shumë për Ljubo Kirovin nga arkivi ynë:
- "Vendimi i fundit" - Ljubo Kirov për zgjedhjet në dashuri
- Humor veror me "Atje" të këngëtarit Ljubo Kirov
- Ljubo Kirov fillon verën me një këngë dhe album të ri
- “Të flas seriozisht” – Ljubo Kirov “mbyll” vitin me një mesazh për sinqeritetin
- "E di"
- "Për gjërat e bukura" – një tjetër mesazh pozitiv nga Ljubo Kirov
- "Gjithçka është në rregull"
- “Nëse jemi dy” – një këngë kushtuar miqësisë
- “Ndihet forca” – videoja e re e Ljubo Kirovit
- Ljubo Kirov përsëri gëzoi fansat e tij me këngën e re "Hero dylli"
Mësoni më shumë për Stenli nga arkivi ynë:
- "Pushteti" – një rrëfim dramatik dhe intim nga Stenli
- Stenli nuk e tradhton stilin e tij karakteristik edhe në këngën e re "Pushteti"
- "Nëse është e nevojshme"
Redaktoi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva