LAJME

Artikull

Prokuroria kërkon bashkëpunim ndërkombëtar për rastin “Petrohan”

Martë, 24 Shkurt 2026, 17:19

Prokuroria kërkon bashkëpunim ndërkombëtar për rastin “Petrohan”

FOTO: BNT

Madhësia e shkronjave

Prokuroria e Qarkut të Sofjes ka kërkuar bashkëpunim nga një shërbim partner amerikan, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, si dhe nga EUROPOL, për hetimin e vdekjes së gjashtë personave në shtëpinë malore “Petrohan” dhe nën majën Okollçica, njoftoi programi “Horizont” i Radios Kombëtare Bullgare.

Letërkërkesat për bashkëpunim janë dërguar nga prokurori që mbikëqyr çështjen me qëllim sqarimin e plotë dhe të gjithanshëm të së vërtetës objektive. Nga shërbimi amerikan kërkohet ndihmë për nxjerrjen e informacionit nga pajisje të ndryshme elektronike të përfshira në procedimin paraprak, ndërsa nga EUROPOL kërkohet asistencë për marrjen e të dhënave që do të ndihmojnë në sqarimin e aktivitetit të gjashtë viktimave në territorin e Meksikës.

 

Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva