Artikull
Kuvendi ndaloi rritjen ekonomikisht të pajustifikuar të çmimeve të konsumit
Enjte 11 Qershor 2026 15:56
Enjte, 11 Qershor 2026, 15:56
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Me ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit, Kuvendi Popullor ndaloi rritjen ekonomikisht të pajustifikuar të çmimeve të konsumit dhe detyroi tregtarët që çdo ditë të publikojnë në internet çmimet e shitjes. Në rast se konstatohet rritje e çmimeve, organet e kontrollit do të përcaktojnë një afat brenda të cilit tregtari duhet të provojë arsyetimin ekonomik të rritjes. Nëse ai nuk arrin ta bëjë këtë, do të konsiderohet se çmimi është rritur në mënyrë të pajustifikuar. Gjobat do të variojnë nga 1 000 deri në 100 000 euro.
Parashikohet gjithashtu që Komisioni për Mbrojtjen e Konsumatorit të publikojë çdo ditë çmimet individuale të shitjes, të paraqesë edhe çmimin me shumicë, si dhe informacion për “vlerën e drejtë” të mallrave të përcaktuara me urdhër të ministrit të ekonomisë.
Gjatë debatit, Velisllav Panev nga “Bullgaria Demokratike” tha se ndryshimet u japin institucioneve mjete shtesë për të ushtruar presion ndaj tregtarëve. Ndërsa një nga nismëtarët e ndryshimeve, Javor Geçev, deklaroi: “Pas miratimit të ligjit dhe ndryshimeve të tjera të përgatitura në kuadrin rregullator, organet rregullatore nuk do të mund të justifikohen më me mungesën e instrumenteve për kontroll.”
Lexoni më shumë mbi temën:
- Biznesi i huaj kundërshton ndryshimet ligjore
- Kryeministri takohet me përfaqësuesit e zinxhirëve tregtarë
- Punëdhënësit nuk janë të kënaqur me rregulloret e propozuara për çmimet
- Kryeministri: Bullgarët meritojnë procese të argumentuara të formimit të çmimeve
- “Bullgaria Progresivе” paraqet paketë projektligjesh për kontrollin e çmimeve
- Për presidenten, çmimet nuk janë normale në një vend që prodhon ushqime bazë
- Inflacioni gjatë prillit po rritet ndjeshëm
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova